Futboll Seria A Sport

TRIUMFOJNË KAMPIONËT E ITALISË/ Dyshja Dybala-Ronaldo mposht Sampdorian dhe rimarrin kreun

Juventusi ka marrë një fitore të vyer kundër Sampdorias në transfertë dhe kështu ka marrë kreun e Serisë A, me 42 pikë, tre më shumë se Interi me një ndeshje më pak.

Ekipi i Mauricio Sarrit, ka kaluar në avantazh me anë të Dibalës në minutën e 19-të, pas një goditje tepër të bukur brenda zone.

Kaprari në minutën e 36-të të takimit ka barazuar, pas gabimeve të njëpasnjëshme në mbrojtje.

Në fundin e pjesës së parë Ronaldo, me një goditje me kokë ka kaluar Juven në avantazh, të cilin e mbajti deri në fund dhe mori pikët e domosdoshme për vazhdimin e garës për titull.

Kështu Juventusi shkon me mendje të qetë, në ndeshjen e së dielës kundër Lacios për trofeun e Superkupës.

Related posts

“KA SHKUAR GJITHÇKA MIRË DHE…”/ Aguero kryen me sukses operacionin, ja kur pritet rikthimi në fushë

Delo.autor

LIVERPOOL-TOTTENHAM/ Kane hesht “Anfield” pas 47 sekondash, goli (VIDEO)

Delo.autor

BARCELONA NË KAOS/ Setien: Kemi mosmarrëveshje në ekip, ju tregoj çfarë do të bëjmë

Delo.autor

Leave a Comment