Futboll Sport

ZYRTARE/ Partizani pa trajner, Skënder Gega jep dorëheqjen nga drejtimi i “demave” para startit të sezonit

Skënder Gega nuk është më trajneri i Partizanit.
Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, klubi i kuq ka konfirmuar se tekniku tropojan ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës, një vendim që është pranuar nga presidenti Demi.

Ky vendim vjen vetëm pak ditë pas eliminimit të Partizanit nga turi i parë kualifikues i Conference League nga Kalju dhe një muaj përpara startit të kampionatit.

Kështu, Partizani duhet të nisë menjëherë nga puna për të gjetur një trajner të ri për të bërë gati ekipin për sezonin e ri.

Njoftimi i klubit:

“FK Partizani njofton se trajneri Skënder Gega ka paraqitur dorëheqjen nga detyra, e cila është pranuar nga Presidenti i klubit.

E falënderojmë trajnerin Gega për kontributin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kësaj periudhe dhe i urojmë suksese në vazhdim”.

Related posts

INTER NË KRYE TË SERIE A/ Jo vetëm Lautaro, ja mesfushori që i dhuroi fitoren “Zikaltërve”…

Delo.autor

TENSION NË STAMBOLL/ Bare dhe Demiral kapen në mesfushë, Gjyqtari nuk i fal (VIDEO)

Delo.autor

200 gola në “blaugrana”, Juventus “vjedh” fenomenin e Barçës

Sadik.Autor

Leave a Comment