Futboll Sport

SIGUROI FINALEN E BOTËRORIT PËR KLUBE/ Klopp humbet qetësinë, ja momenti kur kapet me trajnerin kundërshtar (VIDEO)

Fitorja e Liverpulit në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve kundër meksikanëve të Monterreit nuk ishte e lehtë, aq sa tensioni u ndje dhe në pankinat respektive.

Trajnerët e të dyja ekipeve Jurgen Klop dhe Antonio Muhamed debatuan në distancë me njëri-tjetrin, por tekniku argjentinas iu drejtua ashpër kolegut gjerman duke i bërë shenjë të dilnin jashtë.
Arbitri i takimit ndëshkoi me karton të verdhë trajnerin Muhamed, ndërsa protestat e vazhdueshme të Klop i kushtuan dhe këtij të fundit ndëshkimin me karton të verdhë.

Megjithatë, Klop qeshi i fundit duke arritur të sigurojë finalen me Flamengon, e cila do të luhet në Doha të Katarit ditën e shtunë për të shpallur klubin më të mirë të botës për vitin 2019.

Related posts

E BUJSHME/ Finalja e Kupës së Italisë në “San Siro”? Federata Italiane kërkon zgjidhje nga UEFA, pritet vendimi

Delo.autor

KA HUMBUR SHKËLQIMIN/ Në hije te Roma, SULMUESI I TALENTUAR drejt Anglisë

Isa.Autor

FIFA hap thesin, në Rusi luhen milionat. Zbulohen premiot marramendëse për ekipet

Sadik.Autor

Leave a Comment