Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS BARAZIMIT NË DERBI/ Trajneri Mema: Po të ishte boks do të fitonim me pikë, ne duhet të…

Pas barazimit 0-0 të Tiranës dhe Partizanit, trajneri bardheblu, Ardian Mema shprehet:

A jeni i keqardhur për këtë rezultat?

Po të ishte boks do të fitonim me pikë. Jam i kënaqur me ekipin. Gjithsesi ne duhet të rregullojmë përsëri disa gjëra. Në pjesën e parë, lojtarët nuk e interpretuan mirë pasën. Partizani u vendos shumë poshtë, ndaj nuk u shprehëm mirë.

A është sulmi që gaboi sot?

Ky është kampionat dhe unë kam ardhur në mes të kampionatit, kaq mundësi kam nëmes të sezonit. Ekipi ka ekuilibër, luajtëm mirë sot dhe shpresoj të vazhdojmë kështu.

Pjesa e parë më e mirë, pjesa e dytë ishit më të shpërqëndruar?

Në pjesën e parë dha çdo gjë ekipi. Por, Partizani është ekip i fortë dhe në pjesën e dytë, riparoi shumë mirë. Ne kemi sulmuar më shumë nga krahët. Gjithsesi nuk patëm një freski në pjesën e dytë, edhe Greca me Ngon e Hasanin ranë disi, lodhja fizike ka bërë të vetën.

Pse nuk i ktheve sytë nga stoli?

Kisha shumë dilema, pasi dhe loja ishte e tillë dhe në momente të caktuara, kisha frikë të mos bëja ndonjë gabim. Kisha frikë se mos gaboja sot.

Pse nuk goditët tek krahu i Asanit?

Ra pak ekipi dhe mbështetja e linjave nuk vinte shpejt. Gjatë ndeshjes nuk isha shumë i qetë, siç e patë ju. Ne kemi humbur shumë pasime. Kjo ngelet nga analizat që do të bëjmë me video.

Siç tha dhe Agustin Kola vetëm me gjysëm goli të fitoi Tirana. Kaq e vështirë është ti shënosh Partizanit?

Agustini dhe unë jemi tifozë (qesh). Të them të drejtën, donim të fitonim me shpirt, por fati nuk na donte. Duhet të kishim shfrytëzuar pjesën e parë, madje dhe me gjysëm goli siç tha Augustin Kola.

Related posts

AKSIDENTI I RËNDË I LEGJENDËS SË GOLFIT/ Mjeku: Është me fat që është gjallë…

Delo.autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Tottenham-Manchester United. Rezultati 1-3

Delo.autor

“NË KRAHASIM ME…”/ Higuain thur elozhe: Ai nxjerr në pah anën më të mirë timen

Delo.autor

Leave a Comment