Futboll Kategoria Superiore Sport

“UJQËRIT E DËBORËS NË RËNIE TË LIRË”/ Skënderbeu vlen 4 milionë euro më pak se sezonin e kaluar, ja statistikat

Nga pikët, te fitoret, humbjet, golat dhe për më tepër vlera si skuadër. Skënderbeu i këtij sezoni nuk ka lidhje me atë të kampionatit të kaluar pas 13 javëve të para.

Edhe pse kanë ndryshuar shumë gjëra nga viti i kaluar dhe aktualisht trajneri Ilir Daja drejton një ekip relativisht të ri dhe me pak emra me peshë, sërish vlen për t’u theksuar se skuadra që udhëhiqej nga Orges Shehi nuk ka asnjë lidhje me atë që përfaqëson sot Skënderbeun. Megjithatë, në një kampionat të çuditshëm si ky aktuali, Skënderbeu është duke bërë mirë në javët e fundit kryesisht, duke arritur të marrë dy fitore radhazi dhe për rrjedhojë është ngjitur në vendin e katërt të klasifikimit me 20 pikë, vetëm pesë pikë më pak se Partizani i vendit të parë.

Por, nëse bën një krahasim me Skënderbeun e sezonit të kaluar, diferencat janë mjaft të mëdha. Gjithçka nis nga vlera e ekipit. Sipas faqes së specializuar, “Transfermarkt”, korçarët e një sezoni më parë vlenin plot 6.63 milionë euro, duke iu referuar lojtarëve që bardhekuqtë kishin në përbërje. Ndërsa këtë sezon ekipi bardhekuq që ka në dispozicion Daja vlen vetëm 2.85 milionë euro, pra rreth 4 milionë euro më pak se ai që drejtonte Shehi.

Diferenca këto që vihen re edhe në renditjen e klubeve, sipas vlerës së tyre. Nëse një sezon më parë Skënderbeu ishte i treti klub më i shtrenjtë pas Partizanit dhe Kukësit, tani korçarët janë të gjashtët, duke u lënë pas edhe nga Tirana, Teuta apo Vllaznia. Të dhëna këto që përkthehen edhe në fushën e lojës, pasi në bazë të performancës së tyre këtë sezon krahasuar me një kampionat më parë, janë dukshëm më poshtë në disa aspekte.

KRAHASIMI – Sezonin e kaluar Skënderbeu në 13 javët e para të kampionatit grumbullonte plot 29 pikë, duke u renditur i dyti në klasifikim, me vetëm dy pikë më pak se Partizani që kryesonte Kategorinë Superiore. Korçarët kishin marrë nëntë fitore dhe dy barazime, ndërsa kishin pësuar vetëm dy humbje. Vlerat e sezonit deri në këtë pikë shtoheshin më shumë edhe për faktin se në golavarazhin total Skënderbeu ishte në +11, me 17 gola të shënuar dhe 6 të pësuar.

Related posts

SKANDALI/ Nuk kanë fund vuajtjet për Djokovic, Australia i anulon sërish vizën tenistit

Delo.autor

De Bruyne: Duhet të kemi kujdes nga ky super lojtar i Francës

Isa.Autor

SUPER AKSION MODEL/ “Gjyshi” Pandev i jep avantazhin Maqedonisë, Elmas është klas (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment