Futboll La Liga

Di Maria ‘tradhëton’ Realin, i gëzohet fitorës së Barcelonës në ‘El Clasico’

Angel Di Marias “i pëlqeu” shumë fitorja 0-3 e Barcelonës ndaj ish-ekipit të tij, Real Madridit, me lojtarët që nuk nguroi të japë shumë ‘Like’ nëpër postimet e lojtarëve të Barcelonës në rrjetin social “Instagram”.

Pas “El Clasicos”, futbollisti i PSG-së pëlqeu deri në 4 foto të Barcelonës, skuadër me të cilën për pak sa nuk u bashkua në verën e kaluar, ashtu siç informuan mediat në Spanjë dhe që u konfirmuan më pas edhe nga vetë lojtari.

Kjo gjë ka irrituar tifozët e “Los Blancos”, pasi argjentinasi për katër vite ka mbajtur veshur fanellën e bardhë.

Një foto të Champions League me Messin në sfond duke festuar golin e 0-2, një tjetër të Piques pas një goli të shënuar nga Barcelona dhe disa foto të tjera të skuadrës Blaugrane duke festuar të postuara nga Luis Suarez dhe nga bashkëkombasi i tij, Mascherano.

Related posts

ZYRTARE/ Ish-ndihmësi Antonio Contes merr drejtimin e klubit kosovar…(FOTO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Kosova me trajner të ri, emëron në krye të pankinës teknikun e njohur francez

Delo.autor

CHAMPIONS CUP/ Chelsea – Inter, publikohen formacionet zyrtare

Isa.Autor

Leave a Comment