Ekskluzive Futboll La Liga Sport

VËSHTIRË TË HUMBASË NJË NDESHJE/ Griezmann është një “MAKINERI”, ja statistikat e frikshme (FOTO)

Pavarësisht nëse ai po performon mirë apo jo, ju nuk mund ta fajësoni angazhimin e Antoine Griezmann për të qëndruar në formë. Kur e krahasoni atë me bashkatdhetarin e tij Ousmane Dembele, ish sulmuesi i Atletico Madrid rrallë herë lëndohet.

Edhe kur  Lionel Messi dhe Luis Suarez gjithashtu kanë qenë jashtë aksionit, Griezmann gjithmonë ka qenë shpëtimtar dhe vendimtar për ekipin.

Nga 19 ndeshjet e Barcelonës këtë sezon në LaLiga dhe Champions League, Griezmann është paraqitur në 18 prej tyre.

E vetmja herë që ai nuk u fut në fushën e blertë ishte sepse Ernesto Valverde vendosi të mos e paraqiste kundër Sevillas më 6 tetor.

I besueshëm

Griezmann ka luajtur 95 përqind të ndeshjeve tek Barcelona deri më tani këtë sezon, një shifër kjo pak më e lartë se mesatarja e tij këtë dekadë.

Francezi ka luajtur në 475 nga 519 ndeshje të mundshme konkurruese që nga viti 2009 me gjithë Real Sociedad, Atletico dhe Barcelona, ​​duke i dhënë atij shifrën totale 91 përqind.

Periudha e tij më e gjatë jashtë fushave erdhi në nëntor 2012, kur ai pësoi një dëmtim kundër Real Sociedad i cili e mbajti atë jashtë për tre ndeshje.

Që atëherë, Griezmann ka humbur vetëm një ndeshje për shkak të lëndimit – me Atleticon në dhjetor 2017. Pjesa tjetër e mungesave të tij kanë ardhur për shkak të një vendimi taktik ose të pezullimit.

Griezmann ka luajtur në 90 përqind të ndeshjeve të klubit të tij për çdo sezon, përveç sezoneve 2012/13 (87 përqind) dhe 2017/18 (83 përqind).

Njësoj me Francën

Që kur bëri debutimin e tij për Kombëtaren Franceze në 2013, Griezmann ka luajtur në 78 nga 82 ndeshjet e tyre, duke e bërë atë të pranishëm 95 përqind të kohës.

Në fakt, ai nuk ka humbur një ndeshje për “Gjelat” në tre sezonet e fundit, duke luajtur secilin nga 17 ndeshjet e tyre.

AlpeSport.al

Related posts

DEL KUNDËR BARCELONA-S MBI DEMBELE/ Dani Alves: A e dini si e mendoj? Për mua ai…

Delo.autor

FANTASTIKE/ “Dy krenarja gjithmonë valon mbi ne”, shikoni spektaklin e Shvercerave të…(VIDEO)

Isa.Autor

“HERËN E FUNDIT QË PASHË NDESHJEN E CITYT ISHTE HUMBJE KOHE”/ Klopp: Liverpool nuk mund të jetë si…

Delo.autor

Leave a Comment