Futboll Kategoria Superiore Sport

VLLAZNIA-KUKËSI/ Trajneri Duro kërkon vazhdimësinë dhe ruajtjen e kreut (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të startojë në orën 13:00 në “Loro Boriçi” të Shkodrës, sfida mes Vllaznisë dhe Kukësit, e vlefshme për javën e 16-të të Kategorisë Superiore.

Shkodranët e Mirsad Jonuz, do të tentojë fitoren e dytë radhazi, pas triumfit në Korçë ndaj Skënderbeut. Nga ana tjetër, verilindorët e Shpëtim Duros kërkojnë vazhdimësinë dhe njëkohësisht ruajtjen e kryesimit,.

Për përket formacioneve, mungesa e rëndësishme e Vllaznisë është ajo e mbrojtësi Ualusimbi që u ndëshkua me karton të kuq nda Skënderbeut. Nga ana tjetër, trajneri Duro nuk ka preferuar që të bëjë surpriza duke iu besuar futbollistët që triumfuan ndaj Teutës disa ditë më parë.

FORMACIONET ZYRTARE:

Vllaznia: Sherri, Gurishta, Shehi, Malota, Marku, Krymi, Ramadani, Kruja, Gligorov, Lika, Shtubina. Trajner: Mirsad Jonuz

Kukësi: Xhika, Maliqi, Teqja, Obanor, Musta, Musolli, Limaj, Rroca, Abazaj, Gavaza, Shkurtaj. Trajner. Shpëtim Duro

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Mourinho ndryshon strategji, Roma gati të sakrifikojë Sanchez për mesfushorin portugez…

Delo.autor

E ÇUDITSHME/ TALENTI premtues i thotë jo Anglisë për kombëtaren anonime

Isa.Autor

E BUJSHME/ Buzëqesh Ançeloti, Reali i Madridit arrin akordin me yllin gjerman të Premier Ligës

F.autor

Leave a Comment