Futboll Sport

VUAN NGA LEUÇEMIA DHE NUK E LË FUTBOLLIN/ Mihajloviç jep lajmin në prag të festave: Beteja me sëmundjen po shkon…

Trajneri i Bolonjës Sinisha Mihajloviç dha lajmin e gëzuar se beteja për shërimin nga sëmundja e leuçemisë po shkon mirë.

Tekniku serb u shfaq dje në festën e klubit italian me rastin e festave të fundvitit duke entuziazmuar lojtarët e tij dhe drejtuesit e Bolonjës. Në një prononcim për “Sportmediaset”, 50-vjeçari tregon në deklaratën emocionuese se besimi te familja e ka ndihmuar të përballojë vuajtjet prej kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse. Ndërkohë, ai nuk harroi të uronte skuadrën që vitin e ardhshëm të përmirësojë renditjen në kampionatin italian.

“Beteja për shërimin nga leuçemia po shkon mirë. U përpoqa të gjeja forcë duke u mbështetur te të tjerët. Mendoj se familja është një dhuratë e madhe. Ne shpeshherë nuk i japim shumë rëndësi, por kur përballemi në jetë me situata të tilla si rasti im, atëherë e kuptoni se të kesh një familje të fortë është diçka themelore. Gjatë kohës që po përballem me këtë sëmundje, e kam zgjeruar shumë familjen time.

Falenderoj kompaninë duke nisur nga presidenti dhe pastaj stafi menaxhues, lojtarët, mjekët, punonjësit, kopshtarët, me pak fjalë të gjithë kanë treguar zemërgjerësi ndaj. Shpresoj që vitin tjetër të sigurojmë rezultate më pozitive dhe të renditemi më lart se vendi i dhjetë në kampionat. Kjo varet dhe nga presidenti”, përfundoi ish-futbollisti i njohur serb.

Bologna's coach Sinisa Mihajlovic gestures during the Italian Serie A soccer match Bologna Fc vs Atalanta at the Renato Dall'Ara stadium in Bologna, Italy, 15 December 2019. ANSA/GIORGIO BENVENUTI

Në korrik të këtij viti, Sinisha Mihajloviç zbuloi për mediat se vuante nga sëmundja e leuçemisë. Klubi i Bolonjës nuk pranoi ta shkarkonte dhe pranoi që 50-vjeçari të qëndronte në krye të skuadrës.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Mourinho ofron yllin e ekipit për Gareth Bale

Delo.autor

Pep Guardiola njihet për punën me lojtarët e rinj/ Këta janë 5 talentet premtues të Manchester Cityt

Sadik.Autor

VETËM 9 DITË AKTIV NË KËTË SEZON/ Fillimi më i keq i Messit në karrierën e tij

Delo.autor

Leave a Comment