Futboll Seria A Sport

“NDAJ SAMPDORIAS DO TË JETË E VËSHTIRË”/ Flet Sarri: Në Champions i trembesha vetëm…

Juventusi do të luajë në transfertë ditën e nesërme ndaj Sampdorias, në një ndeshje ku bardhezinjtë do të kërkojnë vetëm fitoren.

Në prag të kësaj në konferencë për shtyp ka dalë, Maurico Sarri, i është shprehur se do të jetë një sfidë e vështirë ajo e nesërmja.

“Ndaj Sampdorias do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Ata kaluan një periudhë të vështirë dhe tashmë po rikuperohen. Fituan derbin dhe kanë entuziazëm në ekipin e tyre. Skuadrat e Ranierit janë gjithmonë të vështira, për shkak se ai është një trajner i nivelit të lartë.

Tresha Ronaldo-Higuain-Dibala? Nuk e di nëse do të luajnë nesër, dua të shoh gjendjen e lojtarëve. Unë duhet të studioj të gjithë stërvitjen, për të parë se si është gjendja jonë për ndeshjen me Sampdorian. Shezni? Me shumë mundësi nuk do të lujaë nesër, por ende nuk jam i sigurt. Le të shohim se çfarë do të ndodhë.

Dëshira e klubit është që gjithmonë të korrim fitore. Është një shtysë që të tentojmë sukseset, por nuk ka asnjëherë presion.

Gjendja e sulmuesve? Në përgjithësi të gjithë sulmuesit tanë janë shumë të mirë. Shorti i Ligës së Kampionëve? Nuk ka kuptim të flas për një ndeshje që do ta luajmë shumë kohë më vonë. Frika ishte vetëm të mos na binte Reali, pasi i kaluam ata të tjerave nuk iu druhesha.”, u shpreh Sarri.

Related posts

TALENTI QË PO “ÇMEND” BOTËN/ Norvegjezi shënon 9 gola në një ndeshje (VIDEO)

Delo.autor

TEKNIKU ITALIAN DREJT RIKTHIMIT/ Del në skenë Allegri për stolin klubit të Premier…

Delo.autor

Strakosha në “San Siro”, 15 muaj pas debutimit si titullar

Q.Autor

Leave a Comment