Boks MMA Sport

50 FITORE E ASNJË HUMBJE/ Mayweather jep lajmin e madh dhe poston dy FOTO intriguese

Boksieri amerikan Floyd Mayweather, ka befasuar të gjithë me dy postime në rrjetet sociale. Pas fitores së Conor McGregor ndaj Donald Cerrone (UFC-246), boksieri ka postuar një foto ku paralajmëron një tjetër duel mes tij dhe irlandezit.

Por jo vetëm kaq, pasi Mayweather ka postuar edhe një foto të dytë, ku ai është bashkë me Khabib Nurmagomedov, duke lënë të hapur mundësinë për një duel me rusin. Pra, viti 2020 mund të zyrtarizojë rikthimin në ring të Mayweather.

Floyd Mayweather, 50 fitore e asnjë humbje në kafaz, ka deklaruar disa herë që do të rikthehet në vitin 2020 dhe se po bashkëpunon me Dana White, presidentin e UFC-së. Duket se boksieri dhe presidenti i arteve marciale mikse po programojnë sfida të mëdha.

Related posts

FORMULA 1/ Piloti i Ferrarit e pranon: Makina e Hamilton është më e shpejtë

Isa.Autor

PRITET TË HIDHET SHORTI/ Rruga e Shqipërisë drejt Euro 2024 nis sot me… Nations League

Delo.autor

FORMACIONET ZYRTARE EIBAR – REAL MADRID/ Solari kërkon fitoren e tretë në La Liga

Isa.Autor

Leave a Comment