Sport Tennis

“AUSTRALIAN OPEN”/ Fitore të lehta për Federer e Serena Williams (FOTO)

Në Melburn ka nisur sot grand slam i Australian Open në tenis. Roger Federer fitoi 3-0 (6-3, 6-2, 6-2) ndaj amerikanit Steve Johnson, ndeshje e dominuar nga zvicerani, që pati epërsi në fushë. Ndonëse pritej një sfidë më e fortë, në fushë dominoi Federer, që avancon me lehtësi në fazën e dytë.

Surprizë eliminimi i kanadezit Denis Shapovalov, numri 13 në botë, i cili u mund 3-1 nga hungarezi Marton Fuscovics. Avancon në raundin e dytë edhe bullgari Grigor Dimitrov, që mundi 3-1 Juan Ignacio Londero. Shumë nga ndeshjet e meshkujve janë ndërprerë për shkak të kushteve atmosferike.

Te femrat, spikat fitorja e amerikanes Serena Williams, që mundi me lehtësi 2-0 (6-0, 6-3) rusen Anastasia Potapova, fitorja nr.350 për të në turnetë grand slam. Fiton edhe tenistja çeke Petra Kvitova, që mundi 2-0 Katerina Siniakova, ndërsa tenistja japoneze Naomi Osaka mundi 2-0 Marie Bouzkova.

Related posts

DHUNA NË FUSHË/ Jepet PENALLTI në ’95, kamzalinjtë “vërshojnë” në fushë dhe GODASIN arbitrin (VIDEO)

F.autor

TRONDITET BARCELONA/ Katalanasve i dëmtohet lojtari kryesor i ekipit, do të mungoi…

Isa.Autor

Milani, Mirabelli tregon nëse vjen Fellaini dhe a largohet Donnarumma

Sadik.Autor

Leave a Comment