Futboll La Liga Sport

500 FITORE/ Këto janë statistikat e frikshme të “Jashtëtokësorit”

Vetëm një futbollist i privilegjuar dhe i prekur nga ndonjë “shkop magjik” është në gjendje t’i arrijë këto të dhëna  të shkëlqyera. Leo Messi kurrë nuk pushon së mahnituri. Ylli argjentinas ka 499 fitore në 709 ndeshjet zyrtare, që ka luajtur me Barçën. Arritja e këtyre rezultateve tregon nivelin e lartë te Barcelona, që prej debutimit, në vitin e largët 2004, në ndeshjen Espanyol-Barçcelona. Kapiteni mund të shënojë 500 fitore sonte, kundër Leganés, në ndeshjen e Kupës së Mbretit.

710 ndeshje

Ylli argjentinas, lojtari i vetëm me gjashtë “Topa të Artë”, ka luajtur 710 ndeshje, ku ka fituar 70.42% të ndeshjeve zyrtare me fanellën e Barçës. Ai ka barazuar 131 duele dhe ka humbur 79. Sa i përket kapitullit të golit, ai ka shënuar 620, me një mesatare prej 0.87 golash për ndeshje. Messi  debutoi me fitore në ndeshjen e tij të parë si lojtar i Barcelonës: ai luajti minutat e fundit të Espanyol-Barça (0-1) më 16 tetor 2004, nën urdhrat e  Frank Rijkaard Që prej asaj kohe, ai tashmë ka grumbulluar 499 fitore, e fundit në 19 janar të vitit 2020, kundër Granadës (1-0) në Camp Nou.

Sipas garave, Messi ka 349 fitore në La Liga, 83 në Ligën e Kampionëve, 50 në Copa del Rey, 9 në Superkupën Spanjolle, 5 në Botërorin e Klubeve dhe 3 në Superkupën Europiane. Sipas fushave, “Camp Nou”, padyshim, ka qenë “vendi”, në të cilin ka pasur më shumë sukses: 284 herë në 347 ndeshje. Ka fituar 81.8% të ndeshjeve në shtëpi. Të dielën, më 2 shkurt, kundër Leganés, në ndeshjen e La Liga-s, që korrespondon me javën e 22-të, Messi mund të nënshkruajë fitoren e tij të 200-të në shtëpi. Në këtë pikë dhe me rekorde të tilla, pothuajse të gjitha ndeshjet e  Messit  ka të ngjarë të arrijnë një rekord të ri. Si vizitor, argjentinasi ka 198 fitore në 340 ndeshje. Pra, ka fituar 58.2% të ndeshjeve. Dhe, në fushë neutrale ka luajtur 22 ndeshje, duke fituar 17 (77.2%) dhe humbur pjesën tjetër, 5 (22.7%). Ai fitoi tre finale të Ligës së Kampionëve, pesë ndeshje të Botërorit për Klube (tre finale), tre finale të Superkupës Europiane, një në Superkupën Spanjolle dhe pesë në Copa del Rey.

Viktima e preferuar

Rivali i preferuar është Sevilla, deri më tani: 29 fitore (në 38 ndeshje). Skuadra andaluziane është gjithashtu, ajo që e ka mposhtur më shumë herë: 37 gola. Pas Sevilla, vijnë Atlético de Madrid dhe Athletic Bilbao (24), Espanyol (23), Real Madrid dhe Getafe (19), Valencia (18), Villarreal dhe Levante (17) dhe Osasuna (16).

Dita e javës, që i ka buzëqeshur më shumë, për sa iu përket fitoreve, ishte e shtuna: 184. Po ashtu, kjo ka qenë dita që ka luajtur më shumë herë (256 ndeshje). E diela (142 fitore) dhe e mërkura (98 fitore) janë ditët e tjera me më shumë suksese. Të enjten, në ditën e ndeshjes, ylli argjentinas ka një përqindje prej 78.2% të fitoreve (18 në 23 ndeshje). Ndërsa për sa i përket golave, mesatarja e tij është 0.65 për ndeshje.

Për sa i përket kapitullit të muajve, janari, me 67 fitore në 91 duele (73.6%) është muaji me më shumë fitore. Shkurti është i dyti, me 57 fitore në 87 ndeshje (65.5%). Sidoqoftë, muaji në të cilin Messi ka qenë më efektiv është dhjetori. Ai ka humbur vetëm një ndeshje në 62 që ka luajtur në dhjetor, duke e rritur përqindjen e tij fituese në 79%. Ne padyshim, kemi të bëjmë me lojtarin më të mirë në botë, në histori dhe shifra, që janë stratosferikë.

Related posts

Anthony Joshua harron Wilder, gati marrëveshja me Alexander Povetkin

Sadik.Autor

KUPA E KOSOVËS/ Prishtina eliminon Feronikelin e Duros me penallti, Drenica zhgënjen ndaj Dukagjinit

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENËN TEK “LOS BLANCOS”/ Ancelotti: Ja kush ishte fajtori që e paguajta shtrenjtë

Delo.autor

Leave a Comment