Futboll Sport

DRAMË PËR NJË PIKË/ Bayern i lëshon kreun “aspirinave”, Tuchel: Na duhet një pickim

Harry Kane nuk mjafton, nuk mjaftoi as fakti që kaluan dy herë të parët në avantazh, në fund, Bayern Munich ngec në një barazim dramatik 2-2 përballë Leverkusen, me “aspirinat” që i rrëmbejnë kreun me 10 pikë, fal golavarazhit më të mirë. “Bomberi” anglez kaloi Bayern në avantazh që në minutën e 7-të, por në të 24-tën Grimaldo me një super gol barazoi shifrat në 1-1. Dy ekipet zhvilluan një futboll të hapur, me raste për shënim, ndërsa fundi i sfidës ishte “zjarr”.

Në të 86-tën, Goretzka u shërbye në mënyrë perfekte në zonë duke rikthyer sërish Bayern në avantazh, gol që krijoi iluzionin se ekipi i Tuchel do të dilte me pikë të plota. Atëherë kur gjithçka po shkonte drejt fundit, në shtesë, Leverkusen fitoi një 11-metërsh ndërsa Palacios u tregu i saktë duke sigluar shifrat në 2-2. Ky barazim, në këtë formë, sigurisht që nuk i le një shije të mirë trajnerit Tuchel:

Bayern Munich

“Kishin shanse të mbyllim këtë sfidë, por ky ekip ka nevojë për një “pickim”, për tu zgjuar, për tu futur në beteja individuale. Nuk ishim kompakt”, u shpreh Tuchel pas ndeshjes

Related posts

MPOSHTËN MALLORCAN ME “MANITA”/ Flet Griezmann: Ishte një ndeshje fantastike, por në Champions…

Delo.autor

LIVE/ Kalon 1 orë lojë, fillon goleada në Kategorinë e Parë, Beslidhja humb penallti

Isa.Autor

E FUNDIT/ Fondi nga Hong Kongu merr pronësinë e Interit

Delo.autor

Leave a Comment