Formula 1 Sport

Felipe Massa rikthehet në pistë, do të garojë në Formula E

Braziliani Felipe Massa është gati për t’u rikthyer në pistë, por jo në Formula 1. Ish-piloti i Williams dhe Ferrarit, që u largua nga Formula 1 në fund të sezonit të kaluar, do të garojë këtë sezon në Formula E (Formula Elektrike). Së shpejti do të vijë edhe zyrtarizimi i këtij kalimit të pilotit me përvojë, që do të nisë një aventurë të re.

Masa, 36 vjeç, ishte muajin e kaluar në Romë, ku u zhvillua etapa e radhës së Botërorit të Formula E, duke deklaruar: “Mendoj se është e bukur që të garoj në këtë sport. Nuk kam ende asgjë konkrete, por Formula E është një kampionat i rëndësishëm dhe po bisedoj me disa ekipe për të garuar këtu”, tha Massa. Këtë fundjavë, Formula E zbarkon në Spanjë.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ I skadon kontrata në qershor, Barcelona futet në garë me Inter-in për yllin e Liverpool…

Delo.autor

BASKETBOLL/ Historike, Teuta shpallet kampione e Shqipërisë pas 66 vitesh

Delo.autor

REFUZON DY KLUBET E EUROPËS/ Ylli i Interit merr vendimin për të ardhmen, ja ku do luajë

Delo.autor

Leave a Comment