Futboll Premier League Sport

“NUK DOJA TË BËJA NJË FAULL TË TILLË”/ Aubameyang reagon pas ndërhyrjes së ashpër: Kthehu shpejt!

Një gol, por edhe një karton i kuq që e ka lënë Arsenal-in në inferioritet numerik. Pierre-Emerick Aubameyang ka qenë protagonisti absolut i sfidës së zhvilluar mes Topçinjve të tij dhe Crystal Palace.

Ndeshja është mbyllur në barazim 1-1, por në qendër të vëmendjes ka qenë vetëm sulmuesi i Gabon dhe paraqitja e tij. Një gol, siç thamë, por edhe një ndërhyrje vrasëse në dëm të kundërshtarit Max Meyer.

Një ndërhyrje e ashpër në kaviljen e rivalit, që i ka kushtuar kartonin e kuq sulmuesit të Arsenal-it dhe shumë, shumë frikë për mesfushorin gjerman.

Aubameyang është kthyer të flasë për episodin dhe i dërguar një mesazh Meyer-it: “Shpresoj që Max Meyer të kthehet shpejt”, ka shkruar sulmuesi në profilin e tij në Instagram.

“Nuk doja të bëja një faull të tillë, absolutisht. Më vjen keq që kam marrë karton të kuq dhe që kam lënë ekipin me 10 lojtar. Donim të fitonim, por në fund kemi barazuar. Do të vazhdojmë të japim maksimumin”.

Related posts

“DUA TË LUAJ DHE NJË HERË NË SHQIPËRI”: Gerd Muller, historia e dashurisë së pamundur me punonjësen e Hotel “Dajti”-t

F.autor

Espanyol – Barcelona, formacionet zyrtare të derbit të zjarrtë katalanas

Q.Autor

LIVE/ Liga e Kampionëve: Te Juvja vënë duart në kokë, shtylla ndal Khedirën (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment