Viti 2019 ka qënë i mbushur me shumë aktivitete futbollistike në vendin tonë.

Aktivitete që janë përpiluar edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit, që përmes një fotogalerie në rrjetin social “Facebook” ka sigluar 12 momentet më të veçanta të vitit që lamë pas.

Vizita e kombëtares shqiptare nga fëmijët e qendrës “Xhonatan” dhe inagurimi i stadiumit kombëtar, si dhe zhvillimi i derbit të kryeqytetit janë vetëm disa nga këto momente kyçe për sportin dhe konkretisht sportin në vendin tonë për vitin 2019.

12 fotografitë e vitit 2019

-Fëmijët e qendrës Xhonatan vizitojnë kombëtaren.

– Presidenti Duka zgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

-FSHF ndërton fushë sportive për Institutin e Ri-integrimit të të Miturve Kavajë.

-EURO 2020/ Shqipëri – Islandë.

-Krijimi i Departamentit të Analizës, Skautizmit dhe Inovacionit.

-Partizani ngre trofeun e kampionit në edicionin e 80 të Kategorisë Superiore.

-Edoardo Reja, trajneri i ri i Shqipërisë.

-Vllaznia e femrave kualifikohet në UEFA Ëomen’s Champions League.

-UEFA Development Tournament, për U-15 zhvilluar në Kamëz.

-Ndeshja testuese midis Vllaznisë dhe Apolonisë në “Air Albania Stadium”.

-Inaugurimi i “Air Albania Stadium”.

-Derbi Partizani-Tirana, në “Air Albania Stadium”,” shkruan FSHF.