Futboll Seria A Sport

PIATEK KËRKON LARGIMIN/ Ja kushti i vetëm që Milan vendos për “pistoletën” polake

Pas ardhjes së Ibrahimovic, situata e Krzysztof Piątek te Milani është vështirësuar jo pak, pasi polaku ka përfunduar në stol. Kjo situate nuk është pëlqyer aspak nga sulmuesi, i cili pavarësisht dëshirës për të qëndruar te kuqezinjtë, kërkon të aktivizohet rregullisht për të mos humbur grumbullimin me kombëtaren e tij për Euro 2020.

Ofertat për futbollistin nuk mungojnë me Tottenham që ka rinisur edhe njëherë tratativat me kuqezinjtë për kartonin e 24-vjeçarit. Kërkesat e klubit nga Milanello janë të qarta, polaku do të largohet nga skuadra vetëm nëse vjen një ofertë që kap shifrën e 30 milionë Eurove në të kundërt lojtari nuk lëviz nga Milano.

Related posts

Oferta e çmendur e Napolit/ Të kaltrit ofrojnë 55 mln euro dhe 2 lojtarë për mesfushorin e Fiorentinës

Isa.Autor

ATLETICO MADRID DYFISHON SHIFRAT/ Shënon në fillim Griezmann më pas Saul (FOTO)

Delo.autor

“JAM BERBER I MIRË, KAM QETHUR VETEN DIKUR”/ Mesfushori Berisha: Zgjedhja e Kosovës më e vështirë dhe më e mira

Delo.autor

Leave a Comment