Futboll La Liga Sport

BARCEONA MERR GODITJEN E MADHE/ Sulmuesi titullar i nënshtrohet operacionit, ja sa do të mungojë

Si të mos mjaftojnë problemet që solli eliminimi nga Superkupa e Spanjës, Barcelona përfshihet në të tjera telashe. Sulmuesi Luis Suarez ka alarmuar stafin dhe drejtuesit katalanas sepse sot do të operohet në gju dhe do të mungojë për afro 6 javë. Në këtë mënyrë, Barcelona do të humbasë një nga lojtarët më të rëndësishëm dhe më të mirë të momentit.suarez

Ideja e klubit është që ai të rikthehet për ndeshjet e Ligës së Kampionëve kundër Napolit, por koha që do të qëndrojë jashtë fushave do ta bëjë që të humbasë 6 ndeshje të kampionatit spanjoll dhe praktikisht, sfidat e Kupës së Mbretit. Një goditje e madhe për skuadrën e Barcelonës, e cila është në një moment kritik edhe për të ardhmen e trajnerit Valverde.

MERKATO– Klubi nuk e kishte planifikuar që të ndërhynte në merkaton e janarit për t’u forcuar, por situata në këto momente ka ndryshuar. Në fillimin e javës së ardhshme pritet një takim mes drejtuesve të klubit për të vlerësuar situatën dhe të shohin nëse mund të afrojnë një sulmues deri në fundin e sezonit. Mungesës së Suarezit duhet t’i shtojmë edhe atë të Dembelesë, i cili do të rikthehet vetëm në mesin e shkurtit.
barcelona

Grau dhe Abidal e kanë takuar francezin në Doha, i cili ndodhet aty për t’u rikuperuar nga dëmtimi. Mungesa e sigurt e këtyre dy futbollistëve për të gjithë muajin janar e bëjnë klubin që të futet seriozisht në merkato, ashtu si një vit më parë kur transferuan Boatengun. Realiteti është që këto ndeshje në kampionatin spanjoll janë shumë të rëndësishme dhe trajneri nuk mund t’i luajë pa 2 sulmues. Nëse Valverde vazhdon, atëherë do të ketë të gatshëm vetëm Mesin dhe Grizmanin nga ekipi i parë.

Karles Perez dhe Ansu Fati do të kenë shanset e tyre, por sigurisht që nuk është aspak e lehtë që dy talentet të mbajnë peshën e madhe të sulmit katalanas. Për momentin nuk ka emra që qarkullojnë, por drejtuesit po punojnë në fshehtësi për ndonjë lojtar nga kampionati spanjoll, i cili nuk do të kushtojë shumë dhe garanton përshtatje të menjëhershme me klubin dhe me kampionatin.

Related posts

ÇFARË NDODHI? Kombëtarja humb edhe Armando Brojën para ndeshjes me Anglinë

Delo.autor

Mbrojtësi i kombëtares U-21/ Ardit TOLI firmos me ekipin e AOX Kissamos në Greqi

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Atalanta publikon emrat, Gasperini i jep sërish shansin “të humburit”

Delo.autor

Leave a Comment