Futboll Premier League Sport

“REVOLUCION” TEK KAMPIONËT E ANGLISË/ Guardiola bën gati pesë blerje të mëdha, ja emrat

Pep Guardiola është duke planifikuar skuadrën e sezonit të ardhshëm të Mançester Sitit. “The Telegraph” raporton për një revolucion të vërtetë te kampionët e Anglisë që këtë sezon duket se kanë dalë përfundimisht nga gara për titull.

Pesë lojtarë të skuadrës së parë mund të largohen nga “Etihad” në verë. Dhe trajneri dëshiron të transferojë po aq, me tre mbrojtës në krye të listës së tij për të korrigjuar repartin më të dobët të “Qytetarëve”. Siti nuk e zëvendësoi kapitenin Vinsent Kompani verën e shkuar dhe ia ka vënë syrin talentit 22-vjeçar të Benfikës, Ruben Dias.

Një tjetër emër që tërheq interesin e skuadrës së Guardiolës është 22-vjeçari i Vijarealit Pau Torres, i cili debutoi me kombëtaren e Spanjës në nëntor. Ai mund të vijë në “Etihad” si zëvendësuesi i Otamendit, i cili nuk ka bindur këtë sezon. Kampionët dëshirojnë të transferojnë edhe një mbrojtës të majtë dhe objektivi është Ben Çiluell i Lestërit (24 vjeç). Kjo do të thotë se një prej Mendisë, Zinçenkos ose Angelinjos do të largohet.

Për David Silvën, i cili do të largohet në verë, Guardiola ka Fodenin, megjithatë ai do të mendojë për të afruar një zëvendësues për spanjollin dhe objektivi është Saul Niguez i Atletikos (25 vjeç). Leroi Sane pritet të shitet në verë, me shumë mundësi drejt Bajernit.

siti

Dhe Guardiola ka menduar edhe zëvendësuesin që mund të jetë Mikel Ojarzabal i Real Sociedadit (22 vjeç). Mund të ketë edhe një ndryshim në sulm, me të ardhmen e pasigurt të Zhezusit. 22-vjeçari po vuan konkurrencën me Agueron, por mund të bindet që të qëndrojë edhe një vit në “Etihad” derisa argjentinasi mundësisht të largohet në 2021-shin.

Related posts

SUPER LAJMI NGA SPANJA/ Futbollistja shqiptare futet në histori, transferohet tek Reali i Madrid (FOTO)

Delo.autor

PSG “pazar” në Seria A/ Gati ofertat për dy “yjet”e gjigantëve italian

Sadik.Autor

Brazil, ky është lojtari që trajneri Tite e do me patjetër në formacion

Isa.Autor

Leave a Comment