Futboll Seria A Sport

CONTE ME DHIMBJE KOKE/ Ja sa do mungojë mesfushori Brozovic

Trembi jo pak duke u larguar nga Leçe me paterica, por për Marselo Brozoviçin vijnë lajme të mira. Mesfushori i Interit iu nënshtrua dje rezonancës magnetike, e cila ka konfirmuar vetëm një ndrydhje të lehtë të kaviljes së majtë, prandaj për 29-vjeçarin nuk ka asnjë alarm, por maksimumi do të qëndrojë jashtë fushave për 7 ditë.

Kroati do të mbahet nën vëzhgim nga stafi mjekësor, i cili garanton se do të provojë që ta rikuperojë Brozoviçin, për ndeshjen e së dielës në mesditë, kundër Kaljarit në kampionat.

Por nëse nuk ia del për në fundjavë, futbollisti do të jetë i grumbullueshëm për të mërkurën e javës së ardhshme, kur është në program edhe dueli i çerekfinales së Kupës së Italisë, kundër Fiorentinës.

Në çdo rast, Antonio Kontes i japin garanci të rikthyerit Stefano Sensi dhe Nikolo Barela, plus edhe një Borha Valero që duket i ringjallur në këtë periudhë të fundit.

Related posts

MILAN MENDON PËR SEZONIN E ARDHSHËM/ “Kuqezinjtë” prenotojnë takim me futbollistin e Shqipërisë

Delo.autor

Përcaktohen ditët dhe oraret e ndeshjeve të fundit në Serie A…

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Pas rezultateve negative në javët e para, largohet trajneri nga skuadra shqiptare

Delo.autor

Leave a Comment