Champions League Futboll Sport

Legjenda gjermane i bindur: Ja pse Bayern shkon në finalen e Champions!

Bayern Munchen do të kualifikohet për në finalen e Champions League! Ky është verdikti i ish-futbollistit të njohur gjerman, Matthias Sammer, i cili aktualisht punon si opinionit televiziv dhe e thotë me siguri të plotë këtë parashikim. “Jam i bindur se Bayern Munchen do të arrijë të shkojë në finalen e Champions League. Gjendja fizike, elementët taktikë dhe faktori psikologjik. Në këto aspekte, çdo gjë gjë flet në favor të Bayern”, – tha Sammer në një intervistë dhënë për Eurosport.

Por cilat janë arsyet e këtij optimizmi kaq të madh pas humbjes 1-2 në “Allianz Arena” në ndeshjen e parë? Sammer shpjegon: “Real Madrid ka emër të madh. Por unë mendoj se Real nuk është në formë aq të shkëlqyer sa vitet e fundit. Sigurisht, kompaktësia e mbrojtjes dhe ndërveprimi i mirë me një sulm cilësor është e fortë. Por boshllëqet që janë shfaqur në mbrojtje për shkak të ndryshimit të ideve të lojës janë të mëdha”. Boshllëqe të cilat në ndeshjen e parë Bayern i evidentoi fare mirë, por gaboi para portës.

Veçanërisht sulmuesi Robert Lewandowski u vu në qendër të kritikave pas asaj ndeshjeje, pasi humbi disa raste të pastra dhe nuk po e ndihmon skuadrën në momentin kyç të sezonit . Edhe Sammer në fakt i bën thirrje polakut të ngjitet në katedër dhe të bëjë detyrën e tij: “Jam dakord me Jupp Heynckes kur thotë se Robert është një lojtar i klasit botëror. Por një lojtar klasi e tregon veten në sfidat më vendimtare, në ato momente duhet ta provojë se është i jashtëzakonshëm”. Më tej, ish-drejtori sportiv i Bayern shton: “Dhe unë besoj se ndeshja e kthimit në Bernabeu është një moment ideal për të treguar rrezikshmërinë dhe klasin e tij të vërtetë nga sulmuesi polak”, – ka deklaruar ndër të tjera Sammer në intervistën e tij para ndeshjes.

Related posts

E FUNDIT/ Fondi nga Hong Kongu merr pronësinë e Interit

Delo.autor

UANDA NARA NUK NJEH LIMITE/ Bashkëshortja seksi e Ikardit shfaqet duke prekur… të pasmet (VIDEO)

F.autor

PANIK NË KATEGORINË E PARË/ Goditet në kokë nga kundërshtari, shpëtohet jeta e portierit 19 vjeçar (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment