Futboll Kategoria Superiore Sport

KLUBI BËRI SONDAZH PËR STADIUMIN/ “Tirona-Fanatics”: Nuk jemi qiraxhinj, shtëpia jonë është…

Tirana do të luajë të mërkurën në transfertë ndeshjen e Kupës përballë Kastriotit dhe në fundjavë do të presë Teutën në kryeqytet.

tirona fanatics

Për ndeshjen e javës së 20-të, bardheblutë dje kanë bërë një sondazh në rrjetet sociale duke kërkuar mendimin e tifozëve nëse duhet të luajnë në “Selman Stërmasi” apo “Air Albania”.

Nga ana tjetër ditën e sotme, përmes një postimi në “Facebook”, ka reaguar tifo-grupi “Tirona Fanatics”, që nuk është dakord që ndeshja të luhet në “Air Albania”.

“Shtepia jonë është Selman Stermasi…Ne nuk jemi qeraxhinj, e as nuk kemi nevojë të luajmë 1 javë këtu e 1 javë atje… Përveç derbit që kalon kapacitetin e stadiumit tonë, të gjitha ndeshjet e tjera janë mëse të përshtatshme të luhen ne SS, debatet e tjera janë mëse të kota”, shkruhet në postimin në “Facebook”.

tirona fanatics njoftim

Related posts

PROVAT/ Hamilton “FLUTURON” edhe në Singapor, ndjekin Verstappen e Vettel

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Ylli i Serie A për COVID-19: Njerëzit s’e kuptojnë, është çmenduri, si film

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Milan-Torino. Rezultati 2-0

Delo.autor

Leave a Comment