Bundesliga Futboll Sport

“DUAM TË ARRIJMË MAJËN”/ Legjenda Kahn: Me Bayern Munich fitoj…

Ai erdhi sërish! 11 vite e gjysmë nga largimi si lojtar profesionist, Oliver Kahn është rikthyer te Bajerni i Mynihut. Nga 1 janari, ishkapiteni i klubit më të titulluar në Gjermani është paraqitur në zyrat e skuadrës për të nisur punën e tij të re si anëtar i bordit drejtues. Ashtu siç ishte planifikuar, 50-vjeçari doli dje para kamerave duke dhënë një intervistë të gjatë për mediat gjermane dhe jo vetëm. Kahn tregoi objektivat për të ardhmen dhe cilat ishin arsyet pse zgjodhi të rikthehej te Bajerni.kahn

Pse vendosët të riktheheni në klub?

Kam luajtur 14 vite në këtë skuadër. ADN-ja ime ndodhet thellë brenda në këtë klub. Kështu, largimi përgjithmonë nga Bajerni ishte i pamundur për mua. Edhe pse disa gjëra kanë ndryshuar, ADN-ja e klubit ka mbetur e njëjtë.

Nuk m’u desh të mendohesha shumë për të marrë një vendim nëse do të rikthehesha si drejtues apo jo. Dua të vazhdoj të fitoj me këtë fanellë, pasi e di çdo të thotë suksesi për këtë klub. Është një ndjenjë e papërshkrueshme.

Si ishte dita juaj e parë në detyrën e re?

Ishte një moment shumë i veçantë, jo vetëm sot (dje), por edhe në ditët e kaluara. Bajerni është një çështje zemre, ndaj emocione të tilla janë normale.

Si është përgatitur Kahn për këtë punë?

Kam pasur shumë takime dhe kam biseduar shumë në këto muajt e fundit për të krijuar një ide më të qartë për atë që po ndodh në klub. Edhe pse nuk arrita t’i mësoj të gjitha, sepse nuk dua të bëj çdo gjë që në ditën e parë. Kam dëshirë t’i marr gjërat shtruar.

Por mund t’ju them se nga dita e sotme (dje) do të jem 100% i fokusuar te puna ime si drejtues. Detyra ime nuk janë vetëm rezultatet në fushën e lojës, por dhe për atë çfarë ndodh jashtë fushe, në zyra apo vende të tjera që kanë lidhje me këtë klub. Ndaj është e rëndësishme të krijoj një opinion timin për atë çfarë po ndodh këtu.

Cilat janë kompetencat tuaja financiare?

Ana financiare është ajo degë që kam studiuar sapo lashë futbollin e luajtur. Gjithmonë kam qenë i interesuar për të ditur më shumë nga ana financiare, edhe pse atëherë isha në fushën e lojës.

Praktika pas studimeve ka qenë e thjeshtë, kam menaxhuar disa biznese të miat duke marrë eksperiencën e nevojshme. Këto janë gjëra që nuk mund t’i mësosh në universitete, ato duhet t’i ndjesh dhe t’i përjetosh. Kjo gjë ka bërë që të jem gati për sidat që më presin.

Cilët janë objektivat me Bajernin?

Kur sheh rritjen e klubit në vitet e fundit, je i qartë, Bajerni duhet të jetë protagonist në çdo kompeticion që merr pjesë. Dua t’u servirim ndjekësve atë që kërkon nga skuadra, futboll të bukur dhe rezultate. Një lojë të nivelit të lartë me lojtarë të mëdhenj. Me pak fjalë, të jemi të parët në botë. Ky është qëndrimi i klubit për të tashmen dhe të ardhmen.

Ndieni presion në detyrën e re?

Të jesh pjesë e Bajernit, është gjithmonë kështu. E kam provuar 14 vite që kam luajtur këtu. E njoh këtë trysni. Pritshmëritë janë të mëdha, deri këtu jemi në rregull, pasi kjo ka ekzistuar prej shumë vitesh. Një ish-trajner i madh i Bajernit, dikur ka thënë: “Kur firmos një kontratë me Bajernin, duhet ta dish se çfarë ke bërë”. Mendoj se kaq mjafton për të përkufizuar atë çfarë thashë më sipër.

A do të ketë Kahn ndikim në merkato?

Nga ana sportive, kjo është detyra e Hasan Salihamixhiç. Por do të shfrytëzoj njohuritë e mia për të ndihmuar klubin. Merkatoja është një pjesë e rëndësishme në skuadër. Nëse bën zgjedhjen e duhur, fitojnë të gjithë sektorët, si në fushë dhe nga ana financiare.577574688-oliver-kahn-fVeyWYspeVVGgR1Xa7

Cilët janë objektivat për këtë sezon?

Është e qartë se nuk duam ta dorëzojmë titullin kampion. Edhe pse lojtarët nuk e kuptojnë, por të fitosh 7 tituj radhazi është një arritje historike që do të mbetet gjithmonë në kujtimin e tifozëve dhe të klubit. Edhe 8 herë është po ashtu një arritje e madhe. Në Europë, jemi të kënaqur me atë çfarë kemi bërë në fazën e grupeve. Shpresojmë të shkojmë larg. Lojtarët duhet të kenë besim tek aftësitë e tyre dhe t’i luajnë të gjitha shanset e tyre.

Ishte blerja e Nybel e duhura?

Ishte një zgjedhje e zgjuar e drejtuesve. Të blesh një portier të tillë për të ardhmen, të jep vetëm garanci. Ai është treguar i gatshëm të qëndrojë pas Manuel Nojerit dhe të ndihmohet nga eksperienca e këtij të fundit, për të arritur në një nivel me të. Nëse kjo ndodh, atëherë nuk shoh asnjë problem këtu.

Por për momentin kjo nuk është tema e ditës dhe si rrjedhojë duhet të fokusohemi vetëm tek e tashmja. Detyra ime dhe e drejtuesve të tjerë në skuadër është që të krijojmë një ambient të përshtatshëm për të gjithë lojtarët që ndodhen dhe do të vijnë në këtë skuadër. Bajerni i trajton të gjithë njësoj dhe kjo është treguar edhe në vitet e kaluara.

Related posts

Ish-zyrtarja e FSHF-së tallet me francezët: Meshkujt qajnë si fëmijë dhe gëzojnë si idiota…

Isa.Autor

E BUJSHME TEK REAL MADRIDI/ Vendimi i fundit politik largon Gareth Bale nga Spanja

Delo.autor

SERIA A/ Cambiaso ngacmon Milanin: E ngritën shumë ‘stekën’

Q.Autor

Leave a Comment