Futboll Ligue 1 Sport

​Lufta mes Barcelonës e PSG-së, Vazhdon konflikti për Rabiotin

Barcelona e dëshiron mesfushorin e Paris Saint-Germainit, Adrien Rabiotin, i cili do të mund të largohet si transferim i lirë gjatë afatit kalimtar të verës. Mirëpo, klubi katalonas e dëshiron edhe De Jongun e Ajaxit, i cili mund të kushtojë rreth 70 milionë euro.

Ose Barcelona ose PSG-ja nuk është duke e treguar të vërtetën në rastin e transferimit të mundshëm të Rabiotit në Spanjë dhe vetëm me kalimin e kohës, do të zbulohet e vërteta, transmeton Gazeta Express.

Largimi i 23-vjeçarit nga PSG-ja është spekuluar tash e një kohë të gjatë. Mesfushori është larguar nga projekti i trajnerit pasi që nuk pranoi të nënshkruante kontratë të re me klubin. Kontrata e tij përfundon në qershor, mirëpo ai mund t’i fillojë negociatat për transferim të lirë me klube të tjera qysh nga janari.

Drejtori sportiv i PSG-së, Antero Henrique, e ka akuzuar Barcelonën se nuk i ka respektuar rregullat e transferimit dhe i ka ofruar francezit kontratë pa e kontaktuar fillimisht klubin. Klubi katalonas e ka mohuar këtë akuzë përmes një deklarate, ku thuhet se klubi nuk ka asnjë marrëveshje me Rabiotin.

“Barcelona dëshiron t’i adresojë lajmet e publikuara në Francë sa i përket transferimit të lojtarëve të Paris Saint-Germainit dhe ta bëjë të qartë se nuk ka shkelur asnjë rregull sa i përket kësaj”, shkruhet në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të Barcelonës.

“Kontakti i vetëm u bë gjatë muajit gusht dhe para një javë. Në të dyja rastet, kontakti u bë me menaxherët sportiv të PSG-së për ta shfaqur interesimin e Barcelonës për futbollistin Adrien Rabiot”.

“Barcelona gjithmonë ka dashur të punojë me transparencën më të madhe në marrëveshjet me PSG-në dhe çfarëdo klubi tjetër. Barcelona e mohon ekzistencën e ndonjë marrëveshje me lojtarin e PSG-së, Adrien Rabiot”.

Mirëpo, e përditshmja spanjolle, AS, pretendon se Barcelona e dëshiron në fakt Rabiotin, si dhe De Jongun. Por, klubi katalonas nuk është i sigurt se mund t’i bëjë ndonjë nga këto dy transferime. Klubi mund të fillojë negociatat me Rabionit qysh nesër, mirëpo pasi që ai nuk kushton asgjë, gara me klubet e tjera për të do të vendoset nga oferta për pagë.

Në anën tjetër, De Jongu kushton rreth 70 milionë euro dhe nuk do të pranojë pagë të ulët nga Barcelona për shkak të ofertave të shumta nga klubet e tjera, kështu që transferimi i tij do t’i shtonte edhe më shumë shpenzimet e Barcelonës, që edhe tani është klubi me më së shumti shpenzime për pagat e lojtarëve.

Related posts

Prezantohet Higuain: Milanin e çoj në majë, falënderoj Juven që më solli këtu

Sadik.Autor

PRITET ZYRTARIZIMI I YLLIT NË KORRIK/ Casillas: Është një goditje fantastike e Real Madridit, jam i bindur se…

Delo.autor

Valentino Rossi shpalos objektivin: Në Austri dua një vend në podium

Isa.Autor

Leave a Comment