Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PEZULLUAN TRAJNERIN PAS VIDEO SKANDALIT/ Dy futbollistët e kombëtares shfaqin besnikëri për Sançezin: S’nda përçan askush!

Skuadra e Malagës i ka dalë në krah trajnerit të tyre të pezulluar nga detyra Viktor Sançez Amo, të cilit iu publikua një video erotike, i cili mori më pas përmasat e skandalit.

Dy futbollistët e kombëtares së Shqipërisë Armando Sadiku dhe Keidi Bare, së bashku me kapitenin e Malagës Adrian Gonzalez dhe të gjithë kontigjentin publikuan një letër të hapur, ku garantojnë mbështetjen e parevokueshme për 43-vjeçarin, duke i konfirmuar atij besnikëri dhe përkushtim në fushë. Të gjithë futbollistët e kanë firmosur letrën.

“Secili prej lojtarëve të Malagës dëshiron të ofrojë të gjithë mbështetjen për trajnerin tonë Viktor Sançez del Amo dhe familjen e tij në këto momente delikate. Duke dashur të qartësojmë se që prej ditës së sotme, skuadra do të vazhdojë të punojë 100% si gjthmonë në çfarëdo kushtesh për të mbrojtur këtë fanelë dhe profesionalizmin. Ne nuk do të lejojmë askënd të na përçajë në këtë moment të vështirë. Detyra jonë është të përballemi me përgjegjësitë sportive në mënyrën më të mirë”, shkruhet në deklaratën e lojtarëve të Malagës.

Skuadra ndodhet në një moment të vështirë në kampionat teksa renditet në vendin e 16-ë dhe tani skuadra është goditur psikologjikisht nga pezullimi i Sançezit.

Malaga-entrena-Victor_1426367437_114883666_667x375

Related posts

PSG ZGJOHET MË NË FUND/ “Kupa e Francës”: Fitore me vuajtje, siguron kualifikimin në çerekfinale

Delo.autor

Xherdan Shaqiri në mesin e yjeve në Premierligë për të fituar një çmim, votoni…! (FOTO)

Q.Autor

(VIDEO) Mateo Kovacic “sillet” si amator, përballë me portierin nuk arrin të shënojë

Q.Autor

Leave a Comment