Futboll Kategoria Superiore Sport

DYSHIMET PËR TRUKIM/ Laçi i përgjigjet presidentit të Luftëtarit: Do njoftojmë Prokurorinë… (FOTO)

Vazhdon përplasja në distancë mes Laçit dhe Luftëtarit. Pas deklaratave të presidentit Bekim Halilaj, për “Panorama Sport”, i cili u shpreh se ka fakte tronditëse për kurbinasit dhe se do të bëjë padi në UEFA, ka reaguar klubi bardhezi.

LACI5

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”, Laçi bën me dije se janë të gatshme të ndjekin këtë çështje ligjërisht:

REAGIMI I LAÇIT:

Klubi i Futbollit Laçi duke u bazuar në deklaratën e dhënë për gazetën Panorama Sport nga presidenti i Luftëtarit Bekim Halilaj, i cili hedh akuza të rënda mbi ndeshjen tonë kundër Luftëtarit, e cila perfundoi në rezultatin 4-0 në Lac si dhe për takimin e parë në Gjirokastër që përfundoi në rezultatin 1-1. Të ndodhur në një situatë të tillë jemi të detyruar ta ndjekim këtë çështje ligjërisht. Nuk mundet askush të përbaltë klubin tonë dhe atë që ekipi bën në fushën e blertë. E gjithë kjo është një prishje imazhi e Klubit të Futbollit Laçi dhe për këtë dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Tiranës si dhe institucioneve përkatëse në Federatën Shqiptare të Futbollit.

lACI

Related posts

BARCELONA NUK NDALET/ Katalanasit shumë PRANË lojtarit që po çmend botën

Isa.Autor

FILLOJNË PUSHIMET PARA KOHE/ Real Madridi pëson gol në fund të pjesës së parë (VIDEO)

Delo.autor

TRAGJEDI NË SPANJË/ Rrëzimi i reklamës i merr jetën tifozit, një tjetër në gjendje të rëndë

Delo.autor

Leave a Comment