Futboll Sport

E ARDHMJA E GABIGOL LARG BRAZILIT/ Mediat italiane zbulojnë detajin që vërteton gjithçka

Gabigol u përfol se ishte një nga dëshirat e trajnerit Frank Lampard. Sulmuesi brazilian ka bërë mjaft mirë me skuadrën e Flamengos dhe është kthyer në heroin e tyre. Lojtari pritet të largohet nga skuadra aktuale ku është i huazuar, por dhe nga Interi krejtësisht.

Ai dëshiron një shitje përfundimtare, pasi nuk do ta ketë të ardhmen të varur nga italianët. Gazzetta dello Sport shkruan se asnjë ofertë zyrtare nuk ka ardhur për Gabigolin nga Chelsea apo West Hami. Të dy ekipet kanë shfaqur interes, por asgjë konkrete për sulmuesin brazilian.

Flamengo dëshiron ta mbajë në skuadër, por oferta e tyre nuk mund të krahasohet me ato të ekipeve europiane. Interi është i prirur të anojë nga Europa, pasi në këtë mënyrë do të kishte dhe më shumë përfitime në aspektin monetar.

Related posts

“RUSI 2918″/ Spanja e Portugalia luajnë fatet e KUALIFIKIMIT, Uruguai synon goleadën

Sadik.Autor

Përballjet e Ligës së Kombeve/ Futbollisti i Skënderbeut ftohet në kombëtare

Isa.Autor

KA MBËRRITUR PËR VIZITAT MJEKËSORE/ Ish-mesfushori i Milanit pranë kalimit te klubi në pronësi të Berluskonit

Delo.autor

Leave a Comment