Futboll Sport

E BUJSHME/ Pochettinio shfaqet papritur kandidat për të marrë drejtimin e Barcelonës

Pas refuzimit të Xavit për t’u ulur menjëherë në stolin e Barcelonës, mediat spanjolle raportojnë se tani favorit për të marrë vendin e Valverdes është ish-trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino.

Ky i fundit është i papunë prej më tepër se një muaji dhe nuk do t’i thoshte dot jo Barcelonës, ndërsa përveçse gëzon pëlqimin e presidentit Bartomeu, shihet me sy të mirë edhe nga futbollistët katalanas.

Pochettino ka një eksperiencë të mëhershme në Katalonjë, pasi ka drejtuar për disa kohë me sukses Espanyolin, ndërsa së fundi ka qenë për thuajse 5 sezone në stolin e Tottenhamit, skuadër që e çoi deri në finalen e Championsit një vit më parë.

Related posts

RRËZIMI I AVIONIT NË IRAN/ Tmerrohet lojtari i kombëtares Kosovare (FOTO)

Delo.autor

Presidenti i Barcelonës zbulon emrin e ekipit të Dembeles për sezonin e ri

Sadik.Autor

NGA HIGUAIN TEK PIATEK/ Formacioni më i mirë me lojtarët e transferuar gjatë janarit

F.autor

Leave a Comment