Futboll Seria A Sport

ËNDËRRON RIKTHIMIN E POGBA TEK JUVENTUS/ Paolo Dybala: Eja të festojmë përsëri!

Juventus vuan, por e kapërcen me sukses Parmën, duke u distancuar +4 pikë në renditje nga Interi. Në mesin e lojtarëve më efikasë bardhezinj të periudhës së fundit është pa dyshim Paulo Dybala, i cili “gjurmon” vazhdimësinë pozitive sezonale dhe ëndërron rikthimin e Paul Pogba. “Joya” foli për mikrofonat e “Otro”, duke nënvizuar lidhjen e tij me mesfushorin e Manchester United: Paul dhe unë kemi një marrëdhënie të mirë. Kur luante këtu, ne gjithmonë kërkonim një mënyrë të re për t’i festuar golat. Bëmë shumë që festimet në kësi rastesh shpesh të ndryshonin. Shpresoj që një ditë të mund të festojmë përsëri së bashku…

Në verë, ai ishte shumë afër lamtumirës nga Juventusi, por sulmuesi argjentinas e ripohon gjithë dashurinë e tij për “Zonjën e Vjetër”: Çdo futbollist ëndërron gjithmonë që të bashkohet me një klub të tillë. Është një ëndërr e realizuar, nëse i përfaqëson këto ngjyra. Unë tashmë ëndërroj të fitoj diçka të rëndësishme, edhe në nivel personal, te Juventusi”. 

Fundjava tjetër do ta shohë Juventusin të angazhuar në fushën e Napolit të Gattuso. Dybala gjen ish-trajnerin e tij në kohën e Palermos: “Në Argjentinë, ne e quajmë atë “të çmendur”, në kuptimin e mirë. Kur mbërriti në Palermo, Gattuso më ndihmoi shumë. Edhe pse bashkëpunimi atje nuk zgjati shumë, ruaj kujtime të bukura. Mbase nuk ishte gjithmonë shumë i ëmbël gjatë stërvitjes së asaj kohe, por e kujtoj si mjaft pozitiv”.

Në fund, Dybala bën një koment edhe mbi përdorimin e VAR: Personalisht do të luaja shumë mirë edhe pa VAR. Mendoj se gjyqtari në fushë duhet të jetë i lirë ta menaxhojë lojën vetë, pa u kontrolluar nga gjyqtarët e tjerë, që janë para televizorëve. Ka shumë faktorë, që ndikojnë në lojë dhe që nuk mund t’i kuptoni duke i shikuar ato nga jashtë”.

Related posts

“SEZONI NË DHJETË DITË”/ Shehi largon presionin: Është koha të marrim frytet

F.autor

STARTON SOT KAMPIONATI SHQIPTAR/ Teuta fillon mbrojtjen e titullit, Partizani e sfidon në Elbasan

Delo.autor

SFIDA NDAJ M’GLADBACH NË CHAMPIONS/ Conte: Ne e dimë që nuk do të jetë ndeshje e lehtë, por…

Delo.autor

Leave a Comment