Boks Sport

PËRBALLJA E “TITANËVE”/ Tyson Fury është mbreti i ri në boks, mposht Wilder

Tyson Fury i ka dhënë fund mbretërimit pesëvjeçar në boks të Deontay Wilder-it si kampion i botës në peshë të rëndë në WBC, duke e mposhtur në shtatë raunde emocionuese në Las Vegas.

Britaniku, 31 vjeç, arriti të mposhtë rivalin e tij në një mënyrë që pak kush mund ta imagjinonte pas barazimit të tyre në vitin 2018, duke e vendosur hedhur në tapet në raundin e tretë dhe të pestë, ndërsa vazhdimisht e godiste me një furi që kurrë nuk ishte parë më parë nga Fury.

Fury dha gjithçka që kishte premtuar, duke mos u ndalur tek stili i tij ‘hit-and-move’.

“Kjo ishte më shumë se një fitore e titullit botëror”- tha Fury pas fitores.

Related posts

NJË EPOKË E RE PO VJEN/ Djali i Rooney “eklipson” Cristiano Jr. Tek Mancheter United ylli i ekipit U-12 është ai

Delo.autor

I THUR ELOZHE TALENTIT TË KOMBËTARES/ Ish-sulmuesi Luçi: Broja më i suksesshmi që ka lindur Shqipëria

Delo.autor

RENDITJA/ Partizani SUPER, ndjek Skënderbeu. Tirana “zhytet” në vendet e mbijetesës

Isa.Autor

Leave a Comment