Futboll Kosova Sport

“ËSHTË SI MICHY BATSHUAYI”/ Kampionët e Kosovës befasojnë me afrimin e fundit në merkato

Klubi i Feronikelit ka zyrtarizuar ditën e sotme një afrim të bujshëm në merkato. Bëhet fjalë për futbollistin Basiru Mbye, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrave belge Lokeren dhe Ostende.

E veçanta e këtij transferimi është postimi i kampionëve të Kosovës, në faqen zyrtare të klubit. Në njoftimin e prezantimit të Mbye, shkruhet se 21-vjeçari është i ngjashëm me sulmuesin e Chelseat, Michy Batshuayi për nga stili i lojës dhe mënyra e shënimit.

NJOFTIMI I FERONIKELIT:

FC Feronikeli ka arritur akord me super talentin, Basiru Mbye, i cili do ti mbrojë ngjyrat e klubit nga Drenasi, nga afati kalimtar i janarit.

Mbye, ka lindur më 19 shtator 1999, në Bakoteh, 30 km afër kryeqytetit të Gambias, Banjul, është sulmues, i gjatë 1,83m.

Basiru ka kohë që lidhet me futbollistin e Chelseat, Michy Batshuayi, për nga stili i tij i lojës mënyra e shënimit dhe fiziku i tij.

Sulmuesi ka arritur të realizojë plot 28 gola dhe 7 asiste për ekipën 2 të Lokeren, nga Belgjika, para se të kalonte në skuadrën KV Oostende, me të cilen skuadër për gjysmësezoni realizoj 16gola dhe bëri 2asistime.

Mbye, deri më tani ka përfaqësuar ekipin e të rinjëve të Gambisë, gjithashtu ai mori ftesë edhe nga përfaqësuesja A.

Tani ai do të mbrojë ngjyrat e FC Feronikelit, ku ne i urojmë mirëseardhje.

Mici

Related posts

Festë madhështore në Korçë, organizim special nga Skënderbeu për festimin e titullit

Sadik.Autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Milan-Benevento në “San Siro”. Rezultati 2-0

Delo.autor

KLOPP IA MBATH VRAPIT SAPO SHEH GUARDIOLËN/ Po bëhet virale, shikoni reagimin e trajnerit të Liverpool (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment