Futboll Seria A Sport

“MENDOJ VETËM PËR SEZONIN, TË ARDHMEN NUK E DI ASKUSH”/ Sulmuesi Diaz: Një klub si Milan duhet të luajë në…

Largimi i përfolur i Zinedin Zidanit mund të hapë skenarë të rinj për të ardhmen e Brahim Diazit. Spanjollit i përfundon huazimit sezonal dhe do të duhet të rikthehet në Madrid pavarësisht se te Milani synojnë ta mbajnë edhe për një tjetër sezon.

Largimi i Zizusë mund të bëjë që Diazi të mendojë të luftojë për një fanellë te “Los Blanco” pavarësisht se te kuqezinjtë, siç e pranon edhe vetë, ndihet mirë. Lidhur me përvojën e tij milaniste, 21- vjeçari ka dhënë edhe disa deklarata për televizionin e klubit në mikrofonat e të cilit ka deklaruar:

“Jam shumë i lumtur që jam te Milani. Edhe qyteti është i mahnitshëm, ndërsa klubi është i shkëlqyeshëm. Tifozët më japin shumë dashuri dhe jemi gati të japim jetën për Milanin. Të gjithë në skuadër dëshirojmë t’i japim tifozërisë një gëzim të fundit në këtë sezon”.

E ardhmja ishte një tjetër temë e fjalës së mesfushorit i cili përflitet për një qëndrim tjetër sezonal në Itali. Milani është i interesuar, por edhe djaloshi duket i motivuar teksa shpjegoi: “Siç them gjithmonë, përparësia është Milani dhe përpjekja për të bërë më të mirën për ekipin.

Ndihem protagonist, si dhe të gjithë shokët e ekipit e për mua kjo është gjëja më e rëndësishme. Jam i lumtur me atë që po bëj, ndërsa për të ardhmen nuk mund të them asgjë aktualisht. Mendoj vetëm të mbyllim se zonin në mënyrën më pozitive të mundshme”. Më e mira për Milanin do të ishte një renditje mes katër të parave të sezonit, një objektiv për të cilin Brahim Diaz është i bindur.

“Një klub si Milani duhet të luajë në Ligën e Kampioneve. Po flasim për një kompeticion shumë të rëndësishëm dhe do të thotë shumë për ne nëse kualifikohemi. Si fëmijë, të gjithë ëndërronim të luanim këtë turne dhe nëse vazhdojmë kështu, do të jemi në gjendje ta luajmë atë vitin e ardhshëm”, përfundoi fantazisti i lindur në Malaga.

Related posts

TIRANA MENDON PËR TË ARDHMEN/ “Bardheblutë” synon bomberin e Kategorisë së Parë dhe lojtarin e Laçit…

Delo.autor

ZYRTARE/ Talenti Nikaj largohet nga Vllaznia dhe firmos kontratë 3-vjeçare me Skënderbeun

Delo.autor

HUMBI VENDIN E PARË NË PREMIER/ Klopp i kthehet gazetarit: Ti mendon se futbolli është PlayStation? Por nuk…

Delo.autor

Leave a Comment