Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Leclerc bën veprimin e papritur, tek Ferrari inatosen me pilotin

Piloti monogask Charles Leclerc, gjatë një eventi të zhvilluar sot në Birmingham, ka konfirmuar se gjatë ditëve të fundit ka patur disa polemika me drejtuesit e Ferrarit. Shkak është bërë një veprim aspak i pëlqyer i pilotit gjatë pushimeve.

Gjatë një eventi në Dubai, pas përfundimit të sezonit të kaluar, piloti 22-vjeçar monogask është hedhur me parashutë, pa njoftuar Ferrarin. Një disiplinë e rrezikshme, që mund të hidhte në erë të gjithë investimin që “kokëkuqja” ka bërë tek ky pilot, të cilit i rinovoi edhe kontratën.

“Nëse unë kam ndërmend të bëj diçka jashtë programit duhet të njoftoj më parë skuadrën, për të marrë leje. Në rastin e hedhjes me parashutë nuk i njoftova. Kur ata e morën vesh u inatosën shumë, por ju garantova se kjo gjë nuk do të përsëritet më. Hedhja me parashutë ishte fantastike, por nuk do ta përsëris më këtë gabim”, tha Leclerc.

Related posts

NË 2018 LAZIO ISHTE PRANË KUALIFIKIMIT NË CHAMPIONS/ Presidentit Lotito nuk i del inati: Duhet të kisha dhënë urdhër që…

Delo.autor

FORMULA 1/ Vettel: Makina të ngjashme, ja kush triumfon mes Hamilton e Verstappen

Delo.autor

BEFASIA CHAMPIONS LEAGUE/ Benfika ndalet në shtëpi, PAOK-u e ngrin në fund (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment