Futboll Gossip Ligue 1 Sport

ZBULON TË ARDHMEN E PARTNERIT TË SAJ/ Wanda Nara “tremb” PSG: Nuk është e sigurtë nëse Icardi…

Bashkëshortja dhe menaxherja e Mauro Ikardi Uanda Nara nuk siguron se sulmuesi i huazuar te PSG-ja do të luajë më tej me kampionët francezë.

Ikardi

Për “Gazzetta dello Sport”, 33-vjeçarja tregon se e ardhmja e 26-vjeçarit nuk është e sigurtë në Francë dhe duhet të pritur më tej se cili do të jetë vendimi i tyre dhe klubit.

“ Është vendimi i tij, asgjë nuk është e sigurtë akoma. Për mua, që udhëtoj ndërmjet Parisit, Milanos dhe Romës është e lehtë për të thënë, por jo për të bërë. Ai po punon shumë mirë në Francë dhe jam e lumtur për këtë gjë, për më tepër kemi gjetur miq të rinj”, deklaroi Uanda.

Ikardi u huazua këtë sezon te PSG-ja pas mosmarrëveshjeve me Interin. Argjentinasi do të qëndrojë në Paris deri në qershor të 2020 dhe drejtuesit e PSG-së mund ta blejnë gjatë merkatos verore nëse Ikardi vazhdon të paraqitet në mënyrë të kënaqshme. Kthimi te Interi në verë duket i pamundur pasi ishte trajneri Antonio Konte që nuk i dha hapësirë në formacionin titullar.

Related posts

RIVALË TË PËJETSHËM/ 100 gola të shënuara nga Messi dhe Ronaldo së bashku për 2018 (FOTO)

Delo.autor

Real Madrid ofron Varanin në marrëveshje për yllin e Chelseat

Q.Autor

Barcelona vendos rekordin e pathyeshmërisë në La Liga dhe prek titullin kampion

Sadik.Autor

Leave a Comment