Futboll Sport

GOL DHE KARTON I KUQ/ “Bomberi” i Kosovës i bën të gjitha në një ndeshje

“Bomberi” i Kosovës asistoi fillimisht golin e parë duke krosuar nga krahu i djathtë për shokun e skuadrës Kruse, i cili ndëshkoi me kokë portierin rival.

Fundi i takimit pati protagonist po Muriqin, i cili shënoi saktë duke marrë një passim nga krahu i djathtë dhe më pas e dërgon brenda në rrjetë.

Megjithatë, ai nuk arriti të rezistonte dhe pak minuta për të mbyllur sfidën teksa u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për faull nga pas ndaj lojtarit të Gaziantepit duke lënë fushën me 10 veta.

Me golin e sotëm, Muriqi arrin kuotën e 11 golave në kampionatin turk dhe 16 në këtë sezon në të gjitha kompeticionet.Kujtojmë që gjatë janarit, një lumë ofertash vërshuan nga klubet e huaja, si: Totenhem, Leiçester, etj, por presidenti i Fenerbahçes nuk pranoi ta shiste futbollistin e çmuar.

Related posts

U kërcënua me pistoletë, arbitri: “Kini mëshirë, gruaja ime është shtatzënë”

Q.Autor

NUK NJEH HUMBJE NË “ANFIELD” PREJ MË SHUMË SE TRE VITESH/ Ja sa ndeshje ka Liverpool që nuk pëson disfatë si vendas

Delo.autor

PAMJE TË RËNDA/ Aksidenti HORROR në Tour de France (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment