Futboll Seria A Sport

10 MUNGESA TË SIGURTA/ Napoli-Juventus, luhet një “ndeshje” edhe në infermieri

Napoli-Juventus mbetet gjithsesi një sfidë e zjarrtë, edhe pse të kaltrit kanë rrëshqitur në renditje sivjet dhe nuk po kalojnë një moment të bukur. Gjithsesi, ndeshjet e mëdha janë shpesh ato që duhen për të bërë kthesën e madhe dhe për skuadrën e Xhenaro Gatuzos, një fitore kundër kryesuesve mund të ishte kura më e mira.

SSC Napoli v Juventus - Serie A

Por për t’ia vështirësuar edhe më shumë gjërat Napolit, por pa dyshim edhe Juves, në pritje të së dielës në mbrëmje janë infermieritë e mbushura. Për ekipin e “Rino” Gatuzos të sigurta do të jenë mungesat e qendërmbrojtësit Kalidu Kulibali dhe dy mbrojtësve anësorë, Faozi Gulam e Kavin Malkuit, ashtu sikurse e sulmuesit belg, Dris Mertens.

I vetmi që ka shpresa për të rikuperuar është Nikola Maksimoviç, por nëse serbi nuk do ia dalë, duke qenë se vetëm dje është stërvitur pas një periudhe të gjatë, vendin e tij nga minuta e parë pritet ta marrë shqiptari Elseid Hysaj, në korsinë e djathtë. Por edhe në rangjet e “Zonjës së Vjetër” plagët janë të mëdha, gjithashtu në repartin e mbrojtjes.

Dy qendërmbrojtësit Xhorxho Kielini e Merih Demiral janë jashtë (turku e ka mbyllur sezonin), ndërsa anësorët Matia De Shiljo e Luiz Danilo gjithashtu do të jenë për të paktën 10 ditë të tjera jashtë skuadre.

Tabela

Gjithashtu, mungon edhe mesfushori Sami Khedira, por në këtë repart lajmi i mirë është rikthimi i Rodrigo Bentankurit pas 3 ndeshjeve pezull, të marra mbasi uruguaiani ofendoi arbitrin kryesor, në finalen e Superkupës, të humbur kundër Lacios. Me pak fjalë, Napoli-Juventus nuk është një ndeshje që do të luhet vetëm në stadiumin “San Paolo”, por edhe në dy infermieritë respektive, duke parë dëmtimet e shumta që po vuajnë.

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Icardi “kërcënon” klubin e Inter me padi, ja shkaku befasues

Delo.autor

MISION TËRËSISHT I DËSHTUAR/ Chelsea shkatërrohet në transfertë, Higuain një “fantazëm”

Delo.autor

TRAJNERI MË JETËGJATË NË HISTORINË E FUTBOLLIT/ Oskar Tabarez prej 13 vitesh drejton Uruguajin, ja rekordi botëror

Delo.autor

Leave a Comment