Futboll Sport

INTER-ATALANTA/ “Mbret” i fazës së parë, në fund Conte fiton kampionatin. Ja statistikat

Atalanta, për Antonio Konten, është një sfidë si ish. Një kujtim jo shumë i lumtur, meqenëse ajo në Bergamo ishte një aventurë e shëmtuar e përfunduar me një shkarkim të parakohshëm, më shumë se dhjetë vite më parë. Megjithatë, pikërisht kundër skuadrës së Bergamos, trajneri interist luajti titullin e parë si kampion dimri në krye të Juventusit, brenda fushe.

Sot do përpiqet të bëjë të njëjtën gjë në drejtimin e zikaltërve për t’i rrëmbyer “trofeun” Juves, që ndërkohë qëndron në të njëjtin vend në klasifikim me pikë të barabarta.

STATISTIKAT – Një titull, ai “kampion dimri”, që ka një vlerë shumë të madhe dhe poetike nga se mund të duket. Jo vetëm sepse e thonë statistikat: më shumë se 2 herë nga 3 (në 69% të rasteve) kush vendoset përpara në fundin e fazës së parë në fund feston; përqindja rritet në 76% në epokën e tri pikëve për fitore dhe madje në 86% nga momenti kur Seria A është rikthyer me 20 skuadra.

konte

Nga viti 2005 titullin e kanë fituar vetëm Juventusi dhe Interi, me Milanin në mes (në vitin 2011). Dhe “titulli i dimrit” i ka shkuar vetëm dy herë një skuadre që në fund nuk ka ngritur trofeun kryesor. Gjithmonë të njëjtës, në edicionet 2015-’16 dhe 2017-’18 e me të njëjtin trajner: Napolin e Mauricio Sarrit.

SFIDË E PAFUND – Sfida mes zikaltërve dhe bardhezinjve sheh në fushë forca të ndryshme. Në njërin krah është një trajner si Konte që ka një skuadër më të fortë e të vogël në numër, por di si fitohen “maratonat”, meqenëse në 4 raste nga 4 që është shpallur kampion dimri me Juventusin dhe Çelsin në maj ka festuar gjithmonë titullin.

Related posts

Dhjetë pikat kyçe nga të cilat mund vendoset ndeshja finale mes Real Madridit dhe Liverpoolit

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Ja qytetet ku do të luhet finalja e Champions League në 4 vitet e ardhshme

Delo.autor

Flamurtari, kampion i Shqipërisë në basketboll për femra

Sadik.Autor

Leave a Comment