Basketball Sport

BASKETBOLL/ Anadolu Efes “leksion” Barcelonës, turqit dhe Real dominojnë Euroleague

Skuadra turke e Anadolu Efes nuk njeh pengesa këtë sezon, duke fituar 86-82 në Spanjë ndaj Barcelonës, takim i vlefshëm për raundin e 18-të. Ndeshje me rivalitet dhe emocione, dominuar nga Anadolu, që triumfoi falë 26 pikëve të  Shane Larkin. Skuadra e Anadolu, pas këtij suksesi të rëndësishëm, kryeson Euroleague bashkë me Real Madrid, me nga 15 fitore secila.

Ekipi “merengues” fitoi 88-82 ndaj Zalgiris Kaunas, takim i dominuar dhe fituar me meritë nga spanjollët. Më i miri për Real ishte Thompkins me 20 pikë. Fitojnë edhe kampionët në fuqi të CSKA Moskë, që triumfuan 84-77 në Gjermani ndaj Bayern Mynih (Mike James 27 pikë). Një moment të mirë për kalon ekipi Italian i Armani Milano, që mundi 96-87 Panathinaikos (Rodriguez 22 pikë), ndërsa izraelitët e Maccabi mposhtën 96-89 gjermanët e Alba Berlin (Bryant 19 pikë).

Euroleague – Raundi i 18-të

Alba Berlin – Maccabi Tel Aviv, 89-95

Armani Milano – Panathinaikos, 96-87

Baskonia Gasteiz – Fenerbahce, 65-79

Real Madrid – Zalgiris Kaunas, 88-82

Khimki Moskë – Zenit st.Petërburg, 81-83

Bayern Mynih – CSKA Moskë, 77-84

Villeurbanne – Crvena Zvezda, 80-83

Barcelona – Anadolu Efes, 82-86

Valencia Basket – Olympiacos, 91-93

Related posts

E ARDHMJA NË KAOS/ Milani po luan finalen në CAS, prestigj dhe miliona euro në lojë

Isa.Autor

U NDJE I FYER NGA KLUBI/ Ja pse mbrojtësi do të largohet nga Bayern Munich…

Delo.autor

YLLI SEFERI U PREZANTUA TEK “BARDHEBLUTË”/ Ja si pritet të rreshtohen Kampionët e Superiores në sfidën e radhës…

Delo.autor

Leave a Comment