Futboll La Liga Sport

“JASHTËTOKËSORI” NË HIJE/ Espanyol ndal “Katalanasit” në minutat e fundit

Barcelona ka barazuar 2-2 në derbin e Katalunjës që është luajtur në javën e 19-të të La Liga-s.

Ishte një ndeshje me emocione të mëdha, si gjithmonë, por Messi nuk ishte në formën e tij më të mirë duke qëndruar në hije përgjatë 90 minutave.

Vendasit e nisën mirë ndeshjen dhe gjetën golin e avantazhit në minutën e 23’ të takimit me Diego Lopez. Barça ishte dobët deri në fund të pjesës së parë, por pas pushimit ka luajtur me një mentalitet tjetër.

Luis Suarez ka barazuar rezultatin në minutën e 50’ pas krosit të Jordi Alba nga e mjajta, ndërsa nëntë minuta më vonë Arturo Vidal ka përmbysur duke kaluar për të parën herë në avantazh miqtë.

Situata vështirësohet për kampionët në fuqi kur De Jong ka marrë kartonin e dytë të verdhë dhe është larguar nga fusha.

Espanyol bën gjithçka për barazimin, dhe ia del me kinezin Wu Lei në minutën e 88’, 14 minuta pasi ishte futur në lojë.

Related posts

PARA “EL CLASICOS”/ Valverde rikuperon një nga shtyllat e ekipit

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ James Rodriguez pranë transferimit te gjigantët e Serisë A…

Delo.autor

DISFATA NË “KUPËN E MBRETIT”/ Ish-trajneri i Real Madridit: Kroos është i ngadaltë si një…

Delo.autor

Leave a Comment