Futboll Premier League Sport

“KAM PASUR NJË SËMUNDJE MENTALE”/ Rrëfen Legjenda Arsenal: Dëshiroja të bëja vetëvrasje!

Ish sulmuesi i Gunners dhe Anglisë ka folur për vuajtjet e tij dhe shërimin derisa federata e Anglisë për rritjen e vetëdijes mentale.

Legjenda e Arsenalit, Paul Merson ka qenë i hapur për sëmundjen e tij mendore dhe varësinë ndaj alkooholit duke thënë se ai planifikonte t’ia merrte jetën vetës nga vuajtjet.

Pasi ka përcjellur “Alcoholics Anonymous”, Merson tani ka një vit të plotë që nuk ka pirë alkool.

“Të hënën, jam esull për një vit të tërë”, shkroi Merson në Daily Star. “Por, në këtë kohë vitin e kaluar kam dashur ta vras vetveten”.

“Një natë seriozisht mendoja që ti jepja fund të gjithave. Isha vetëm, e cila gjë nuk është e mirë kur jeni tepër në depresion. Izolimi i vetvetes, kjo është sëmundja që ju përcjell”.

“Ishte në të vërtetë për shkak të fëmijëve, gruas sime dhe pak a shumë e vetvetes sime, që unë nuk i kisa”.

“Ndoshta edhe frika. U frikësova ta bëj. Kur jeni në atë pozitë, ju nuk e shikoni asnjë mundësi si të kalojë kjo gjë. Por tani kam marrë mësim. Nëse jam në situata të tilla, e di si do ti tejkalojë”.

“Kështu kur sot do ti shoh ndeshjet e vikendit të FA Cup duke startuar një minutë më vonë për të rritur vetëdijën për sëmundjet mentale do ta kujtojë atë kohë kur gjërat bëhen të errëta dhe do të them: Faleminderit Zotit që tani nuk ndihem më ashtu”.

“Vetëm tani e di. Kisha një sëmundje. Kisha një sëmundje mentale. E kam pranuar atë tani. Para kësaj, e rrihja vetveten, tani jo më”, ka shkruar ndër të tjera Merson.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Kukësi-Luftëtari. Rezultati 4-1

Delo.autor

MBETËN JASHTË LISTËS SË CHAMPIONS/ Sarri kërkon t’i shesë në merkaton e janarit dy yjet…

Delo.autor

BUZËQESH PANUCCI/ Titullar me Ostenden: Sindrit Guri shënon që në minutën e 9-të

Isa.Autor

Leave a Comment