Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“OBJEKTIVI YNË ËSHTË CHAMPIONS LEAGUE”/ Igli Tare: Ëndrrat janë të bukura, por…

Lacio feston ditën e sotme 120-vjetorin dhe Igli Tare nuk mund të mungonte nga një moment i tillë. Drejtori sportiv me origjinë shqiptare, ka dhënë një intervistë për mediat, teksa ka folur për klubin kryeqytetas dhe për objektivat këtë sezon.

“Shpresojmë të dhurojmë edhe 120 vite të tjera, në të njëtën mënyrë që po kalojmë gjatë kësaj periudhe. Por, në të njëtën kohë ne kuptojmë që rreziku i humbjes të çdo gjëje të krijuar deri më tani është i pranishëm. Duhet të  jemi me këmbë në tokë dhe të punojmë me përulësi, siç jemi duke bërë momentalisht”, shpehet Tare.

“Jemi vetëm në gjysmën e rrugës, kemi fituar shumë beteja, por duhet të fitojmë luftën. Kjo është “fotografia” vetëm e një momenti, në të cilën kemi bërë diçka të jashtëzakonshme, por që duhet ta çojmë deri në fund. Skudeto? Ju flisni për këto gjëra, por unë jam profesionist dhe përpiqem të jem me këmbë në tokë, edhe pse ëndrrat janë të bukura”, shprehet Tare.

Më tej ai shton: “Të fitojmë kundër Napolit do të thoshte para së gjithash të mundimin një kundërshtar të shkëlqyer të këtij kampionati, një nga pretendentët e synimeve tona, por edhe duke i dhënë vazhdimësinë rekordit që kemi vendosur deri më tani”.

Lacio

“Qëllimi është Liga e Kampionëve, ne e kemi thënë që nga fillimi i vitit këtë. Sapo të arrijmë këtë qëllim, nëse jemi 4-5 ndeshje ndeshje nga fundi duke luftuar për diçka tjetër, nuk do të fshihemi, duke u munduar të fitojmë. Por së pari le të mendojmë për Ligën e Kampionëve”, përfundon Igli Tare, i cili është gjithmonë i matur me deklaratat e tij.

 

Related posts

NJË VERË ASPAK E QETË TEK ARSENAL/ Gjendet një person i vdekur në shtëpinë e lojtarit… (FOTO)

Delo.autor

E PAPRITUR TEK SKUADRA E UZUNIT/ Granada merr vendimin drastik për trajnerin spanjoll

F.autor

Sergio Ramos, lojtari më i ndëshkuar në Europë

Q.Autor

Leave a Comment