Futboll Seria A Sport

REALIZOI SUPER GOL NDAJ ATALANTËS/ Çalhanoglu vendos për të ardhmen nga “Instagrami”

Pavarësisht se po shkëlqen këtë periudhë, rinovimi i mesfushorit Hakan Çalhanoglu me “Djallin” është kthyer në çështje delikate. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, lojtari turk mendon të rikthehet në Gjermani. Herta e Berlinit dhe Lajpcigu e presin mesfushorin t’u bashkohet gjatë verës në vijim, edhe pse po kalon formën më të mirë gjatë tri viteve që luan për Milanin.
Hakan-Calhanoglu-toro
Lajmi ka bërë xhiron e rrjetit, teksa ka qenë vetë numri 10 që ka përgënjeshtruar gjithçka. Nëpërmjet një postimi në profilin personal “Instagram”, 25- vjeçari ka deklaruar me tone të qarta: “Sa shumë lajme të rreme po qarkulluakan sot për mua nëpër media”.

Sikur të mos mjaftonte deklarata, fantazisti shfaqi ndjenjat e tij duke puthur fanellën pas golit të djeshëm.

Related posts

FOTO/ Tek Interi s’ka më harmoni. Tifozët e fërshëllejnë, Brozovic duartroket me ironi

Q.Autor

Napoli dyfishon rezultatin, shënon super gol Adam Ounas (VIDEO)

Isa.Autor

Eder: Nuk ka asnjë problem në skuadër, jemi të bashkuar drejt objektivit

Q.Autor

Leave a Comment