MMA Sport

KORONAVIRUSI TREMB UFC/ Kampionia e botës në rrezik për titullin

Eventi UFC-248, që zhvillohet në mars në Las Vegas si dhe pjesëmarrja në të e kampiones së botës në peshën “strawweight” (pesha 48-52kg), kinezes Weili Zhang, ka vënë në alarm artet marciale mikse. Në këtë event ajo do të mbrojë titullin ndaj Joanna Jedrzejczyk.

Shkak i këtij alarmi të UFC-së është bërë virusi vdekjeprurës i “coronavirus” që ka pushtuar Kinën dhe që tashmë ka prekur edhe Pekinin. Jo vetëm Weili por edhe disa sportistë të tjerë kinezë janë skeduluar të duelojnë në eventet e ardhshme dhe që tashmë rrezikojnë.

Weili Zhang

UFC-ja është e frikësuar se mos ata preken nga ky virus, duke rrezikuar jetën e tyre, të sportistëve të tjerë dhe për pasojë tërheqjen nga eventet e radhës. “Weili është duke u përgatitur për eventin e radhës dhe është në formë. Nuk është e prekur nga virusi dhe kemi marrë të gjitha masat”, tha menaxheri i kampiones kineze.

Janë disa sportistët kinezë që do të duelojnë në eventet e ardhshme dhe që janë nën monitorim të rreptë nga UFC-ja.

Related posts

STUDIMI I L’EQUIPE/ PSG ka vlerën e 1/3-ës së gjithë kampionatit francez

Isa.Autor

Partizani përgatitet nën sytë e drejtorit. Dy të dëmtuar dhe Trashi i pezulluar (FOTO)

Isa.Autor

NDESHJET E SEZONIT 2019-20/ Prezantohet topi i veçantë në Premier League (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment