Futboll Sport

Valverde: Ai është unik dhe pikë. Kështu bën edhe Messi

Pasi fitoi mundi 5-1 Villarrealin në “Camp Nou”, trajneri Ernesto Valverde foli mbi atë që ndodhi në fushën e lojës, por edhe për çështje të veçanta te Barcelona: “Iniesta jep mësime në çdo ndeshje. Ai është unik dhe pikë. Kështu bën edhe Messi. Në këtë moment, unë ende gëzoj për golat e tyre.

Dembele? Ka talent të madh, është i shpejtë dhe posedon një teknikë të shkëlqyer. Ai është i ri dhe ka kohë të mjaftueshme përpara. Të gjithë lojtarët kanë nevojë për një periudhë adaptimi, kur ndryshojnë skuadër. Dembele është mjaft i ri dhe duhet t’i mësojë ca gjëra, por sot, në golin e dytë, ishte i pabesueshëm. A do ta huazojmë? Sigurisht që jo, mendojmë se do të vazhdojë të luajë me ne.

Porta? Ideja ime është që ta përfundonim sezonin me er Stegen, por Jasper donte të luante një ndeshje në La Liga. Cillesen na ka dhënë shumë këtë sezon, ndaj ky ishte një çmim për njohjen e të gjitha meritave. Ne besojmë se ai është një portier i madh. Rrotacionet vlejnë edhe për portierët. Pezullimi i Sergi Roberto? Ne kemi pritur një ndëshkim me një ndeshje. Duket një dënim i tepërt dhe klubi do të apelojë, nuk kam asnjë dyshim.

Griezmann? Unë nuk e ndjek këtë temë, por e di se ka zhurmë. Ju siguroj se janë të gjitha spekulime. Nuk ka mbaruar sezoni ende. Nga këtu, kemi shumë respekt për kundërshtarët. Rinovimi i Vermaelen? Ne jemi shumë të lumtur me të. Është një lojtar i matur. Sa i përket rinovimit të tij, mendoj se nuk ka asgjë. Nuk e kemi të ndalur të mendojmë për këtë, por ai po tregon shumë gjëra këtë sezon”.

 

Related posts

ANCELOTTI PAS BARAZIMIT TË NAPOLIT/ Ne jemi përpara PSG

Isa.Autor

PAS FITORES NDAJ SOUTHAMPTON/ Heroi Lukaku: Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, por jemi…

Delo.autor

E ARDHMJA E “SUPER MARIOS” NË DILMË/ Slmuesi Ballotelli i shkel syrin ish-trajnerit të tij në Euro 2012…

Delo.autor

Leave a Comment