Moto GP Sport Të tjera

MOTO GP/ Marquez regjistron kohën më të mirë të ditës, “Doktor” Rossi në vendet e fundit

Marc Marquez me Honda regjistroi kohën më të mirë sot, në ditën e dytë të provave të lira në Moto GP, të zhvilluara në pistën spanjolle të Jerez. Spanjolli dha kohën 1’37”350 gjatë sesionit të paradites, koha më e mirë, ndërsa gjatë pasdites kohën më të mirë e regjistroi italiani Franco Morbidelli me Yamaha Petronas (1’38”125).

Yamaha Petronas u paraqit mirë edhe me francezin Fabio Quartararo, që ishte i dyti në të dyja sesionet. Në vështirësi Valentino Rossi, që në sesionin e dytë u klasifikua në vendin e 20-të, shumë larg kreut, ndërsa shoku i tij i skuadrës Maverick Vinales u rendit në vendin e shtatë. Nesër zhvillohen provat zyrtare e të dielën gara e parë sezonale.

Related posts

KOMBËTARJA U-19/ Shqipëria e femrave përgatitet për kualifikueset e Europianit 2022

Delo.autor

NUK RAPORTOI NË KLUB MUNGESËN E STËRVITJES ME PSG/ Neymar e pranon: Nuk jam superhero për t’u…

Delo.autor

Prokuroria e Federatës Italiane merr këtë vendim pas publikimit të videove në derbin Inter-Juventus

Sadik.Autor

Leave a Comment