Futboll Premier League Sport

KUPA E ANGLISË/ Ekipi i Mourinhos “ngec” ndaj Southampton, Leicester avancon

Tottenham ka barazuar 1-1 me  Southampton në 1/16-at e kompeticionit më të vjetër europian, FA Cup.

Ishte një ndeshje e vështirë për të besuarit e Jose Mourinho-s duke parë formën e mirë që po kalon Southampton, sidomos teksa Spurs-ave u mungon sulmuesi kryesor Harry Kane dhe e kanë pasur të vështirë të shënojnë në portat kundërshtare.

Heung-Min Son ka shënuar golin e avantazhit për miqtë në minutën e 58’. Kur u duk sikur sfida do të fitohej nga Spurs, Boufal ka barazuar për vendasit në minutën e 87’.

Barazimi do të thotë se dy skuadrat do të takohen përsëri, këtë herë në White Hart Lane, për të vendosur se kush do të kalojë në 1/8-at e kupës.

Në ndeshjet e tjera, Leicester ka mposhtur 1-0 Brentford jashtë fushe me golin e vetëm të sfidës të shënuar nga Iheanacho në pjesën e parë. Norwich ka mposhtur Burnley 2-1, ndërsa Sheffield ka fituar 2-0 ndaj Millwall.

Newcastle do të riluajë ndeshjen me Oxford pas barazimit zhgënjyes 0-0. West Ham ka humbur 1-0 nga West Brom që e ka mbyllur takimin me një lojtar më pak.

Related posts

Dybala shënon gol spektakolar, kalon Juven në avantazh

Q.Autor

“COPA TË MPREHTA BETONI FLUTURUAN”/ Rrezikon jetën mjeku që shpëtoi Eriksenit pas atakut kardiak në Europian

Delo.autor

MEDIAT SERBE NË FESTË/ SHAQIRI nuk grumbullohet për ndeshjen në Beograd (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment