Futboll Premier League Sport

KUPA E ANGLISË/ Triumfon Manchester City, “Djajtë e Kuq” ndalen në transfertë

Kanë përfunduar para pak minutash ndeshje e vlefshe për 1/32, e Kupës së Anglisë.

Mançester Siti ka fituar me lehtësi, teksa ka mposhtur me rezultatin 4-1 Port Valen. Ishte Zinçenko që realizoi i pari për ekipin e Guardiolës, rezultat i cili u barazua nga Pope në minutën  e 35’.

Megjithatë vetëm 7 minuta më vonë, Aguero shënoi për Sitin dhe i dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes me avantazhin e të tijve. Pjesa e dytë foli e gjitha për vendasit, të cilët realizuan edhe dy herë të tjera me Harud-Belis dhe Foden.

Nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 Junajtid, të cilët “ngecën” sërish në transfertë ndaj Uolvesit. Ndeshja u dominua plotësisht nga vendasit, të cilët kishin disa raste shënimi, por nuk ia dolën.

Ndërkohë fitoi edhe Lestëri, të cilët mposhtën në shtëpi Uiganin, me rezultatin 2-0, falë autogolit të Pirs dhe golit të Branes.

Related posts

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN TURK/ Sulmuesi Abazaj protagonist me gol ndaj Ankarasporit

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Tirana-Skënderbeu. Rezultati 1-1

Delo.autor

LIVE/ Inter-Atalanta, mbyllet pjesa e parë me porta të paprekura

Delo.autor

Leave a Comment