Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Bylis-Laçi. Mbyllet ndeshja, rezultati 2-0

Do të luhet në orën 14:00, ndeshja mes Bylisit dhe Laçit e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë.

Kjo ndeshje ka interes të veçantë, pasi përplas dy nga skuadrat me të dalluara të Kategorisë Superiore të këtij sezoni.

Të dyja ekipet do të kërkojnë që të vendosin baza sa më të mira, për ndeshjen e kthimit dhe iu duhet një rezultat pozitiv.

Cungu ka bërë disa ndryshime në formacion, teksa ka aktivizuar Cekën. Ndërsa Bylisi ka hedhur në fushë formacionin më të mirë.

LIVE| Bylis-Laçi 2-0

Shkalla 68′ 

KOMENTI LIVE: 

68′ GOOOOL BYLISI 1-0/ Zhbllokohet sfida! Ballshiotët kalojnë në avantazh. Murataj kroson nga e majta, Shkalla godet bukur me kokë. Topi e kalon vijën fatale, pavarësisht përpjekjes së portierit Stazhilla për ta larguar. I drejtë vendimi i gjyqtarit dhe asistentit Lamaj. 

60′ Mundësi e artë shënimi për Laçin, me anë të Grecës, që lëviz bukur brenda zonës, gjuan, por ndalet nga Isli Hidi. Vendimtare ndëhyrja e gardianit kryeqytetas që i mohon një gol të sigurt kurbinasve.

57′ Tjetër karton i verdhë për Laçin, ndëshkohet edhe Bedri Greca për simulim në zonë.

55′ Xhixha ndëshkohet me karton të verdhë për faull në mesfushë.

46′ Starton pjesa e dytë. 

Përfundon pjesa e parë. 

45+2′ Provon të kundërpërgjigjet Laçi me Nuabuezen, por sulmuesi shpërdoron një kundersulm  të rrezikshëm, duke gjuajtur jashtë kuadratit.

45′ Akordohen 4 minuta shtesë.

45′ Drithërima në portën e Laçit, Vendimtar portieri Stazhilla,i i cili ka bërë një pritje fantastike, duke i mohuar një gol të sigrutë Edison Ndrecë.

38′ Dominim i Bylisit në këto minuta. Goxha provon të devijojë me kokë,pas një harkimi nga e djathta, por nuk mund ta prekë sferën. Ndizet sfida.

31′ Momente tensioni në Ballsh. Kapiteni Murataj provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit. Futbollistët përpasen pas një rrëmujë në zonë, protagonist ishte Shkalla dhe portieri Stazhilla që u konfliktuan me njëri-tjetrin.

30′ Shehu u ndëshkua me karton të verdhë pas një faull në mesfushë.

25′ Malçi debuton me Bylisin, zë vendin e Guindos.

18′ Rast ideal për Goxhën, godet me kokë, por topi kalon pranë shtyllës të djathtë pingule.

17′ Lojë ne intesitet të lartë, të dyja skuadrat tentojnë të diktojnë ritmin e tyre.

13′ Minuta të mira për Bylisin që del në sulm, por Greca rrëmben një top dhe del në kundërsulm, ndalet nga Bicaj që ndëshkohet me të verdhë.

9′ Mellugja godet sërish, jashtë zone, por Stazhila largon topin në goditje këndi.

7′ Laçi del në sulm me Xhixhën që pason te Nuabueze, i cili humbet topin nga mbrojtësit. Ndalet një aksion i shpejtë i kurbinasve.

3′ Mellugja godet, por topi shkon mbi traun e portës. Shkëndija e parë nga Bylisi.

1′ Starton ndeshja.

Related posts

Vettel: Hockenheim shans unik, fitore në garën e shtëpisë

Sadik.Autor

MUNGON VETËM ZYRTARIZIMI/ Douglas Costa arrin akordin me klubin e ri, ja ku do e vazhdojë karrierën…

Delo.autor

SPAL-JUVENTUS/ Vendasit kalojnë në epërsi, shënon Floccari

Delo.autor

Leave a Comment