Sport Të tjera

MERRET VENDIMI/ Koronavirusi “shtyn” kampionatin Botëror të Atletikës, ja kur do të zhvillohet

Atletika Botërore deklaroi se vendosi të shtyjë Kampionatin e saj Botëror të Atletikës, që do të zhvillohej në qytetin kinez Nanjing, për shkak të rreziqeve të paraqitura nga koronavirusi.

“Kampionati i planifikuar për 13-15 mars, është caktuar të zhvillohet në mars të vitit 2021”, deklaroi organizata.

Në deklaratë thuhej se Atletika Botërore dëshiron që Nanjing të jetë vendi ku do të zhvillohet kampionati.

“Këshilla e ekipit tonë mjekësor, të cilët janë në kontakt me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), është që përhapja e koronavirusit si brenda ashtu edhe jashtë Kinës është ende në një nivel shqetësues dhe askush nuk duhet të vazhdojë me ndonjë event të madh që mund të shtyhet”, shtoi organizata.

Related posts

Fajësoi FSHF-në/ Ja dokumenti që nxjerr zbuluar sulmuesin Albian Ajetin

Sadik.Autor

“NËSE LOJTARI NUK PARAQITET…”/ Zbulohen dënimet për skuadrën e Real Madridit: Pesha, vonesat në stërvitje… (FOTO)

Delo.autor

KAMPIONI I BOTËS/ Bayern nderon Schweinsteiger në prag të ndeshjes së…

Isa.Autor

Leave a Comment